Vestervelle: Rusia të mos e mbështesë Damaskun

Vestervelle: Rusia të mos e mbështesë Damaskun
BERLIN- Nga Gjermania vijnë thirrjet e para që Rusia duhet të ndalë mbështetjen e saj për Damaskun. Këto komente janë bërë nga zyrtarët e lartë gjerman në prag të vizitës që do të bëjë presidenti rus, Vladimir Putin në Berlin dhe në Paris. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervelle është shpsrehur: "Sipas mendimit tonë Rusia duhet të dijë se ne nuk jemi duke punuar kundër interesave strategjike ruse, por ne duam të ndalet dhuna në Siri". Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë paralajmërimin që Siria tani ndodhet shumë pranë nisjes së një lufte civile. Kjo situatë e tensionuar në Siri është krijuar si pasojë e masakrës së fundit të ndodhur në fshatin Houla të Sirisë. Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që duhet të bëjë gjithcka për të zbatuar planin e paqes të të dërguarit, Kofi Anan, si dhe duhet t'i përmbahet konventës së të drejtave të njeriut.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin