Vetëdeklarimi, Tatimet
ende të papërgatitura

Vetëdeklarimi, Tatimet<br />ende të papërgatitura
TIRANE- Projekti i deklarimit të të ardhurave nga qytetarët do të fillojë të zbatohet që këtë vit për herë të parë në Shqipëri dhe parashikohet të mbyllet në muajin shtator, kur është edhe afati përfundimtar për dorëzimin e deklaratave. Por, sa janë shanset që reforma më e re fiskale të implementohet në Shqipëri, ndërkohë që evazioni fiskal është i pranishëm edhe në vende me një traditë shumë të hershme të kontrollit të shtetit? Ekspertët e administratës tatimore thonë se procesi mund të kërkojë tre vjet kohë deri sa të nisë zbatimi i tij. Sipas kësaj skeme, çdo qytetar duhet të ruajë faturat, me qëllim që të justifikojë shpenzimet e bëra, por jo vetëm, të ardhurat dhe taksat gjatë gjithë viteve. Por, Ministria e Financave i ka djegur etapat, duke e futur ligjin në fuqi që nga 2012-a, që do të thotë, praktikisht, se shqiptarët duhet të fillonin të ruanin çdo faturë që nga 1 janari i vitit të kaluar.
Kjo është një nismë, e cila është e njohur edhe në vende të tjera, madje nga specialistët fiskalë konsiderohet si e domosdoshme, por e parakohshme për kushtet e Shqipërisë.
Në fakt, me pragun e të ardhurave prej 2 milionë lekësh të vjetra në vit, që ishte vendosur fillimisht, rezultoi se numri i deklaruesve do të varionte rreth 1.2 apo 1.6 milionë. Për të shmangur vështirësitë në përpunimin e një numri kaq të lartë të deklaratave, ministria e Financave ndryshoi ligjin duke propozuar rritjen e pragut të deklarimit nga 200 mijë në 2 milionë lekë të reja, duke sjellë kështu edhe një ulje të numrit të deklaruesve. Megjithatë, në vitet në vijim pritet që ky prag të ulet gradualisht, për të përfshirë në skemën e deklaruesve rreth 1.6 milionë qytetarë. Absurdi më i madh në këtë mes është fakti i mungesës së detyrimit, për organet shtetërore, lidhur me një kontroll të organizuar për verifikimin e deklarimeve. Ligji nuk parashikon procedurë të verifikimit të të dhënave të deklaruara nga individi deklarues.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet