LUSHNJE-  Erjon Cjapi, autori i vrasjes së dyfishtë një javë më parë në Toshkëz të Lushnjës gjeti vdekjen në spital, për shkak të sasisë së fostoksinës të cilën kishte konsumuar në momentin e arrestimit. 23 vjeçari vdiq në spitalin e Lushnjes pak orë pas arrestimit nga forcat e FNSH-së dhe të policisë së Lushnjës.
ARRESTIMI
Operacioni për arrestimin e tij u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zhelizhan të Lushnjes. Në momentin kur i riu ka parë se është i rrethuar nga policia dhe nuk kishte nga tia mbante ka konsumuar fostoksinën. Menjëherë sa i janë vënë prangat, rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm, policia shoqëroi të riun në spital ku dhe ndërroi jetë rreth orës 07:00.
VRASJA
23 vjecari ekzekutoi me armë zjarri rreth një javë më parë 27 vjecaren, Rajmonda Sota, dhe 24 vjecarin Marsel Cani. Vrasja e dyfishtë ndodhi në një lokal të fshatit Toshkez. Hetimet e deritanishme tregojnë se krimi ndodhi për motive xhelozie.
(sg/shqiptarja.com)