FIER - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar sot në qytetin e Fierit një takim disi të veçantë nga takimet elektorale. Ai ka shkuar në një familje ku ka takuar anëtarin më të ri të kësaj partie, një fëmijë tre muajsh , Arbër Aliaj. Ishte fëmija i parë i familjes së Anilda Aliajt, kandidates për deputete të kësaj partie në qytetin e Fierit.
Një tufë me lule dhe një urim për këtë ditë të shënuar të kësaj familjeje është dhuruar nga kreu i kësaj partie, i cili është pritur nga çifti Aliaj dhe njerëzit e familjes. Gjithsesi, ai është shprehur se “kam ardhur në këtë familje për të uruar ardhjen në jetë të një fëmije që sapo ka mbushur tre muaj, i cili është djali i njërës prej kandidatëve të kësaj partie. Është kënaqësi që të uroj mbarësi për familjen e tyre, por edhe pak më gjërë se lindja e një fëmije është një ogur i mirë dhe i mbarë për të gjithë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com