Vetëm një ofertë për ndërtimin e
stadiumit të ri ‘Arena Kombëtare’

Vetëm një ofertë për ndërtimin e<br />stadiumit të ri ‘Arena Kombëtare’
Zyrtarisht është mbyllur procesi i dorëzimit të ofertave për projektimin, prishjen, financimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar të Shqipërisë.

Pavarësisht se në total ishin 12 subjektet e regjistruara për pjesmarrjen për këtë tender, ofertë paraqiti vetëm shoqëria Alb-Star shpk, një shoqëri shqiptare, e cila e shtrin aktivitetin e saj kryesisht, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertës së paraqitur do të kryhet tashmë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që do të marrë parasysh kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në dokumentat e tenderit, ndërsa ecuria e procedurave dhe konkluzionet e vlerësimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar