Vetëpezullimi i Prengës, PD: Truk
i ulët, Rama të miratojë ndryshimet

Vetëpezullimi i Prengës, PD: Truk<br />i ulët, Rama të miratojë ndryshimet
Tërheqjen e Armando Prengës nga kuvendi deri në vendim Gjykate Partia Demokratike e ka cilësuar një truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit.

Përmes një deklarate për mediat PD thotë se "Zero vlere ka sot perbetimi i ketij plackitesi vilash ne Itali qe Edi Rama e solli ne Parlament per dhune dhe kanosje, qe e shperbleu me Lagunen e Patokut dhe qe e nxorri nga qelia ku perfundoi pasi pergjaku bashkeqytetaret e tij ne komisariatin e Lacit per ta riperdorur serish"

Ja deklarata e plote e PD
Me dorën dhe mendjen e Edi Ramës mercenari i tij bandit dhe përgjakës i qytetarëve të Laçit njoftoi sonte në mbrëmje në një letër "vetëpezullimin". Partia Demokratike refuzon me përbuzje këtë truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Opozita dhe qytetaret shqiptaret nuk mund te pranojne kurre nje parlament ne meshiren e premtimeve te Armando Prenges. 

Zero vlere ka sot perbetimi i ketij plackitesi vilash ne Itali qe Edi Rama e solli ne Parlament per dhune dhe kanosje, qe e shperbleu me Lagunen e Patokut dhe qe e nxorri nga qelia ku perfundoi pasi pergjaku bashkeqytetaret e tij ne komisariatin e Lacit per ta riperdorur serish. Edi Rama duhet te miratoje neser ndryshimet ne ligjin e dekriminalizimit qe i hapin rruge pezullimit ligjor te Armando Prenges nga parlamenti dhe paketen e akteve te tjera qe opozita depozitoi ne Kuvend. Bllokimi i kesaj nisme ligjore vetem do te konfirmoje lojen kukafshehtas te Edi Rames me Prengen dhe do te rezultoje ne aksionin e paralajmeruar opozitar te bllokimit te funksionimit te Kuvendit.​

Redaskai online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)