Vetëvendosja: Berisha
mban anën e Thacit

Vetëvendosja: Berisha<br />mban anën e Thacit
Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në emisionin Tonighet Ilva Tare të Ora Neës ka thënë se pas dy protestave, lëvizja e radhës është protesta e tretë.

Kurti ka kritikuar qeverinë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës me arsyetimin se po ia mban krahun qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi, ndërsa ka thënë se drejtësia për ngjarjet e 21 janarit në Tiranë, sipas tij, duhet të vihet në vend.

“Duhet të vazhdojnë hetimet për ngjarjet e 21 janarit për të vënë në vend drejtësinë në Shqipëri. Në Kosovë sistemi i drejtësisë lë shumë për të dëshirua, sepse ka aq shumë padrejtësi, por jam optimist që kjo do të ndryshojë”, ka thënë Kurti.

Kurti u shpreh se qëndrimi i qeverisë shqiptare për ngjarjet e fundit nuk ishte i drejtë.

“Të gjithë ata që flasin keq për ne, vetë do ta pësojnë në fund, pasi na portretizuan në mënyrë jo të drejtë. Me Berishën jemi takuar me 28 nëntor në Presidencë, por nuk kemi biseduar”, u shpreh Kurti. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit