Vetëvendosja kërkon ndihmën
e shqiptarëve për të bllokuar kufirin

Vetëvendosja kërkon ndihmën<br />e shqiptarëve për të bllokuar kufirin
Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar sot Tiranën për të prezantuar aksionin e 14 janarit, gajtë të cilit do bllokohen pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë.

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që të mbështesin nismën e saj për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.

“Më 14 janar në mënyrë paqësore do të bllokojmë kufirin me Serbinë në mbrojtje të vendimit të kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë, në mbështetje të prodhuesve vendor pasi ne mendojmë se reciprociteti sjell barazi dh barazia sjell zhvillime të qëndrueshme” ka theksuar Kurti.

Sipas tij ky aksion i “Vetëvendosjes” nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete