Vetëvendosja, marsh
proteste në Prishtinë

Vetëvendosja, marsh<br />proteste në Prishtinë
Aktivistët e lëvizjes së Vetëvendosjes janë maskuar me qese në kokë dhe kanë marshuar sot në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Me në duar parulla të ndryshme, aktivistët kanë ironizuar qeverinë për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova.

“Kosova është radhitur e para mes shteteve më demokratike në botë. Më 1 nëntor, ashtu sic premtoi Edita Tahiri, strukturat paralele serbe në Kosovë u shpërbënë. Kushdo që është i interesuar mund të pijë kafe me ministrin Bajram Rexhepi në cdo zonë të veriut. Në vitin 2012 buxheti i Kosovës do të dhjetëfishohet”, kanë thënë aktivistët.

Më pas ata kanë vendosur hudhra në oborrin e selisë së qeverisë, në mënyrë simbolike për të prishur syrin e keq, për arritjet e Tahirit.

“Në shenjë simbolike po vendosim hudhra tek ndërtesa e qeverisë, që atë të mos e marrë mësysh askush, sepse është shumë e mirë.”, kanë thënë aktivistët.

Aktivistët vendosën në rrethinat e godinës së ministrisë një “hajmali”, për të ironizuar deklaratat e ministrit Bajram Rexhepi lidhur me situatën në veri.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal