“Serbia nuk kalon”. Me këtë moto lëvizja “Vetëvendosje”, më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, atë të Dheut të Bardhë dhe pikës kufitare në Merdar, me qëllim të mbrojtjes së vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur për masën e reciprocitetit mes këtyre dy shteteve.
Në 18 dhjetor 2011, Këshilli i Përgjithshëm i lëvizjes “Vetëvendosje” ka vendosur që t’i japë afat Qeverisë së Kosovës që të fillojë së zbatuari vendimin e Kuvendit të plotë, duke filluar nga 1 janari i këtij viti.
“Ky afat tashmë ka kaluar. Sot jemi më 5 janar,” thuhet në deklaratë, “dhe Qeveria e Kosovës vazhdon të zbatojë në terren marrëveshje që e zhbëjnë republikën dhe e nënshtrojnë Kosovën ndaj Serbisë”.
Prandaj Lëvizja Vetëvendosje më 14 janar do t’i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dhe të Bardhë.
Ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Moszbatimi i vendimit të Kuvendit nga Qeveria e shkatërron për së brendshmi Republikën, për shkak se e sipërvendos Qeverinë mbi Kuvendin, ekzekutivin mbi legjislativin.
/Shqiptarja.com