Pas një bojkoti të gjatë Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të rikthehet sërish në Parlamentin e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Lëvisjes Visar Ymeri gjatë një konference për shtyp.
Ai është shprehur se do vazhdojnë të bëjnë opozitë brenda në Kuvend, pasi diçka e tillë jashtë saj ka rezultuar të jetë me efekt negativ. Ymeri ka thënë se të jesh aty është më e lehtë të ndalosh vendimet e padrejta që Qeveria e Kosovës ka ndërmend të marrë.
Dy nga projektet që opozita do të ngulmojë të kundërshtojë janë Asociacioni dhe Demarkacioni. Vetëvendosja është e hapur të bashkëpunojë me subjekte të tjera opozitare në mënyrë që të unifikohen qëndrimet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com