Vetëvendosje: Thaçi na e solli
Mollën e Kuqe te Ura e Ibrit
Lëvizja Vetëvendosje akuzon sot kryeministrin Hashim Thaçi, se në mars të vitit 2012 pat deklaruar se Qeveria e Kosovës e di ku është Molla e Kuqe. "Por Hashim Thaçi na e solli Mollën e Kuqe tek Ura e Ibrit".
PRISHTINË - Lëvizja Vetëvendosje akuzon sot kryeministrin Hashim Thaçi, se në mars të vitit 2012, "duke shitur patriotizëm", pat deklaruar që Qeveria e Kosovës e di ku është Molla e Kuqe. "Mjafton të marrë vendim Kuvendi, thoshte ai, dhe qeveria është e gatshme për çdo gjë".
"Por, nëse para më shumë se njëqind vjetësh kufiri i shqiptarëve u luajt dhunshëm nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit në kurriz të territoreve shqiptare, sot është pikërisht Hashim Thaçi ai që po e luan kufirin shqiptar në kohë paqeje në favor të aspiratave shoviniste të Serbisë, sa për ta ruajtur pushtetin e tij kriminal", thuhet në deklaratën, që Vetëvendosje ka bërë për Vitin e Ri, duke vendosur edhe një mollë simbolike në Urën e Ibrit.
Sipas Vetëvendosjes, përmes negociatave të vazhdueshme me Serbinë dhe marrëveshjeve me këtë shtet armik, Hashim Thaçi na e solli Mollën e Kuqe tek Ura e Ibrit, me tendencë që këtë kufi ta zbres edhe më tutje në jug të vendit tonë. Në vend që Qeveria të depërtojë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes ligjit, rendit, ekonomisë dhe shtetit social, Thaçi, me një zell të jashtëzakonshëm, i hapi rrugë depërtimit të Serbisë brenda vendit tonë, përmes krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, madje deri në Kuvendin e Kosovës, ku po përpiqet t'u sigurojë strukturave të Serbisë mandate të rezervuara.
Gjatë vitit 2013, me marrëveshjen e 19 prillit, Hashim Thaçi i krijoi bazat formale, megjithëse anti-kushtetuese, të një republike serbe brenda Kosovës. Në vitin 2014, Thaçi do të përpiqet me po të njëjtin zell, që këtë republikë t'ia dhurojë Serbisë edhe në terren, gjë që tashmë e ka filluar.
Por në anën tjetër, viti 2014, popullit të Kosovës do t'i ofrojë edhe raste të reja për t'i kundërshtuar dhe ndaluar këto projekte, për të cilat tashmë nuk ka kurrëfarë dyshimi se do të jenë shkatërruese për shtetin dhe institucionet tona. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta vazhdojë angazhimin e saj, institucional dhe jashtë-institucional deri në ndaljen e këtij procesi të dëmshëm dhe deri në fillimin e njëmendtë të shtrirjes së sovranitetit të shtetit tonë, në çdo cep të vendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39