Vetëvrasja e 52-vjeçarit, Basha:
Rama i çon qytetarët në vetëflijim

Vetëvrasja e 52-vjeçarit, Basha:<br />Rama i çon qytetarët në vetëflijim
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i çon qytetarët drejt vetëflijimit. Sa i përket ngjarjes në Rrogozhinë, ku një 52-vjeçar, i dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, u vetëvar në qeli me shallin e tij, Basha shkruan në rrjetin social Facebook se Rama ka krijuar shumë padrejtësi në vend. Kreu i PD-së thotë se tani më shumë se kurrë  thirrja për të ndalur të keqen, është më e fortë.

“Nuk mjaftojnë ngushëllimet për familjen e varfër nga Lushnja, që humbi të afërmin e saj për një debi të vogël që kishin për dritat, këtë e di mirë. Kryefamiljari që i dha fund jetës në qeli, ka lenë një akuzë të gjallë e tronditëse, akuzë me të cilën duhet të merremi të gjithë si shoqëri. Përpara se të kryente aktin ekstrem, ai ka drejtuar gishtin drejt Edi Ramës dhe padrejtësisë që ai ka krijuar në vend. Vetëm një padrejtësi e tillë, ku dikush ka mbi 30 milionë lekë drita të papaguara e bëhet drejtor, ku dikush ka miliona të papaguara e vazhdon të mos paguajë dhe caktohet shef i energjisë në Tropojë, apo Lushnjë, një padrejtësi e tillë e bën një burrë që gjendet në burg për 30 mijë lekë të vjetra të vetëflijohet. Padrejtësia që ka mbjellë në shoqëri Edi Rama i mori atij jetën. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë tragjedi të luhet çdo ditë në mes të qytetarëve tanë. Do të ngrihemi e do ta ndalojmë me çdo mjet. E kemi për detyre për jetët e humbura nga padrejtësia, për qindra mijë bashkëqytetarët tanë që po vuajnë eksperimentin çnjerëzor të Edi Ramës, që nuk po kursen askënd. Thirrja për të ndalur të keqen, më e fortë se kurrë”- shkruan Basha në “Facebook”.

PD: “Lak në fyt” për të pamundurit, marshim kundër arrogancës qeveritare

Partia Demokratike denoncon drejtorin e Mjedisit ne Gjirokastër, ndërsa thekson se fatura e papaguar e energjise së tij shkon ne 38. 6 milion leke. Sipas deputetit të PD-së, Gent Strazimiri ky është nje fakt qe policia po ushtron dhune ndaj qytetareve ne pamundësi financiare për të paguar ndersa drejtuesit e larte jane te pajisur me imunitet, si ai i Mjedisit në Gjirokastër, debitor ndaj OSHEE me 38.6 milionë lekë. 

gent strazimiri

Prej 48 orësh, në komisariatin e Krujës ndodhen të arrestuar, pa të drejtën e konsultës me një avokat,  të gjithë kryefamiljarët e një pallati, me akuzën e “vjedhjes së energjisë elektrike” madje sipas njoftimit të policisë “të shpallur në kërkim”.


“Operacion policor” pra, u përmbyll “me sukses” në mesnatë, me arrestimin e të gjithë qytetarëve kryesisht mbi 55 vjeç, kryesisht me arsim 8 vjeçar, të gjithë të papunë, një pjesë invalidë, pra në pamundësi absolute për të paguar paratë që u kërkon qeveria.

Mes tyre ka persona të sëmurë që nuk lejohen as të marrin ilaçet, siç është rasti i zotit Shpëtim Bami, diabetik.

Ka persona që kanë rilidhur energjinë, por kundrejt pagesës së negociuar me OSSH;ashtu sikurse ka persona që nuk kanë qenë asnjë ditë debitorë siç është rasti i zotit Hysni Bega.

Po sot, në burgun e Rrogozhinës një tjetër qytetar i ka dhënë fund jetës, duke e konsidëruar këtë akt ekstrem si të vetmen mënyrë për të gjetur drejtësinë.

52 vjeçari Zela, sipas familjarëve dhe mediave, ishte burgosur për një debi 35 mijë lekë të vjetra ndaj OSSH!

Ndërkohë, qeveria e “ligjit të hekurt” dhe “puritanizmit ligjor”, ka vendosur që në Gjirokastër, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, në pozicionin e drejtorit, e zbaton më mirë se kushdo tjetër  Koço Thimjo, debitor ndaj OSSH me mbi 38 milione lekë, borxh i akumuluar që nga viti 2009 në mënyrë konsistente dhe të përsëritur sistematikisht.

Në emër të “popullit opozitar” të “1 milionë të papunëve” dhe të “97%-shit” që nuk do të paguante me asnjë taksë, apo të 100%-shit të popullit që do t’u ulej çmimi i energjisë elektrike, i kërkojmë qeverisë të mbajë premtimet e qershorit 2013.

I kerkojmë të mbajë dorën vrastare që mban në burg qytetarët e dëshpëruar e që kriminelët e burgjeve i bën drejtore, pushtetarë lokalë e deri deputetë.

I nderuar qytetar që sot po vuan arbitraritetin e mashtrimin e qeverisë, në këtë vit të mbrapshtë, pa bukë, drita e të drejta…por të mbushur me propagandë e propagandues rrogtarë të qeverisë:

“litari në qafë” nuk është zgjidhje, nuk është shpëtim! Ka një rrugë tjetër që shpëton vendin dhe ty njëkohësisht!

“Litarin” që mban në ato duar me kallo që kurrë nuk mjaftuan për të mbajtur fëmijët me bukë, vare në qafën e qeverisë së mashtrimit, si në shkurt ’91, si në mars ’92!​




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)