Vetëvritet për pronën
“shenjtorja” Eleonora

Vetëvritet për pronën <br />“shenjtorja” Eleonora
Vetëvritet e vetëshpallura shenjtore, Eleonora Bregu. Ngjarja ka ndodhur sot në Komunën e Parisit, në Tiranë. Mësohet se Eleonora i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një letër e lënë prej “shenjtores”, e cila ka bërë të mendohet menjëherë për vetëvrasjen. Letra i drejtohej zotit: “Më mirë të vrasë veten se të lë tokën e shenjtë,” shkruhej në të.

Besohet se shënimi ka të bëjë me konfliket që “shenjtorja” kishte mbi tokën ku kishte ndërtuar vendin e saj të shenjtë. E vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, prej vitesh kishte ngritur një qendër fetare besimi në zonën e Selitës në Tiranë ku ka pasur probleme të vazhdueshme me pronarët e tokës.

Dy familjet që kanë pronësinë mbi truallin ku ajo ngriti tempullin, vilën dhe një tyrbe ku nuk është varrosur askush, e kanë hedhur në gjyq. Pas një odiseje gjyqësore 9-vjecare dhë një mali me letra dhe argumente, familjet Vorpsi dhe Bogdani janë tashme thuajse në fund të aventures
që po u mban peng 14 mijë metra katrorë truall. Një vendim gjykate i jepte të drejtë me në fund Bogdaneve të merrnin 4000 metrat e tyre katrore dhe një dëmshpërblim për pjesën tjetër.

Pak vite më parë ajo u bë protagonistë e një skandali tjetër kur njoftoi në polici se “disa persona të veshur me rroba polumbarësh kishin hyrë në dhomën e saj dhe kishin tentuar ta helmonin në gjumë”. Kallëzimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rremë.

Misioni “Eleonore” me drejtuese Eleonora Bregun u denoncua kohë më parë në media nga një grup personash për abuzime me besimin e njerëzve dhe përfitime shumash financiare.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit