
Duke pasur vetëm pasaportën e tij në një qese plastike dhe një numër telefoni të shkruar në dorë, një djalë 11-vjeçar udhëtoi nga Zaporizhzhya në Ukrainë për në Sllovaki, i vetëm në udhëtim ai përshkroi një rrugë prej më shumë se 600 milje (rreth 1000 kilometra).
“Ai i pushtoi të gjithë me buzëqeshjen e tij, pa frikën dhe vendosmërinë e një heroi të vërtetë”, sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Brendshme sllovake në një postim në Facebook të publikuar nga Ambasada Sllovake më 8 mars.
“Jam shumë mirënjohëse që ata shpëtuan jetën e fëmijës tim”, tha nëna e tij, Yulia Pisetskaya në një video-mesazh të postuar në Facebook, duke shtuar se “në vendin tuaj të vogël, ka njerëz me zemër të madhe”.
“Unë jam e ve dhe kam më shumë fëmijë. Dua të falënderoj doganierët sllovakë dhe vullnetarët që u kujdesën për djalin tim dhe e ndihmuan të kalonte kufirin. Unë jam mirënjohës që keni shpëtuar jetën e fëmijës tim. Pranë qytetit tim është një termocentral bërthamor që rusët po qëllojnë. Nuk mund ta lija nënën time - ajo nuk mund të lëvizë vetë”, vazhdoi ajo.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme









