Vetëm 15 foshnje në muaj, bie ndjeshëm numri i lindjeve në qytetin e Fierit

118 lindje më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, janë regjistruar vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2022 në Maternitetin e Fierit duke shënuar një rënie të lindshmërisë së foshnjave në këtë qytet. Për mjeken obstetre në maternitetin e Fierit Teuta Valle, çdo muaj vijnë në jetë jo më shumë se 15 foshnja.

"Nga Janari derë më sot janë 456 lindje, ndërsa më 6 mujorin e parë të 2021 janë 574 lindje, pra, ka një diferencë rreth 118 lindje më pak se 6 mujorin  e parë të vitit 2021. Çdo muaj lindin 15 foshnja nga 300-400 foshnja  që lindnin cdo muaj  në vitet 1990-1995 ku regjistroheshin 4500 -5000 lindje ne vit", thotë ajo. 

Mjekja Valle tregon se shkaqet kryesore që kanë ndikuar në tkurrjen e numrit të popullsisë janë sociale, ekonomike, emigracioni i të rinjve.

 “Arsyet e uljes së lindshmërisë janë faktorë të shumtë, planifikimit familjar, lëvizja e grave nga një qytet ne tjetrën, apo dëshirat e grave për të lindur në Tiranë apo ku ato duan të lindin në shtet apo në privat. Ka patur lindje edhe me operacione, të cilat kapin një përqindje me shume se 30 perqind, të cilat janë kërkesa të gruas shtatëzanë”, shprehet mjekja Teuta Valle.

Sipas treguesve statistikorë në maternitetin e Fierit prej fillimit te vitit 2022 nga muaji janar deri në muajin qershor kane lindur 456 foshnja, dukë pësuar ulje në krahasim me vitin e kaluar, ku numri i lindjeve arrinte në 574 .

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj

Ilir Yzeiri: Drejtësia si regjim, rasti Veliaj