Vetëm 36 km nga Vlora, por 1 orë për të shkuar, viti 2021 dhe banorët e Velçës kërkojnë rrugë

Për të shkuar në fshatin e Velçës, vetëm 36 kilometra larg Vlorës, duhet të përshkosh një udhëtim shumë të gjatë, më shumë se 1 orë, që lehtësisht mund të zgjaste edhe 40 minuta nëse rruga do të ishte në gjendje.

Një linje transporti në Velçë më shumë i kushtojnë rregullimet që duhet t’i bëjë automjetit sa herë shkel rrugën.

“Të vish mbas meje tani të duhen 180 mijë lekë dy goma, kam tre veta për në Vlorë.”, tha drejtuesi i autobusit.

E rrethuar me gjelbërim mes maleve, me resurseve të veçanta turistike siç është ujëvara, Velça po braktiset edhe nga ata pak banorë që i kanë mbetur.

“Këtu i duam fëmijët ne nuk i duam jashtë vendit, të punojnë këtu. Nëse do këtë rrugë nëse do ketë infrastrukturë  do të qëndrojnë, nëse do vazhdohet kështu do të ikin.”, tha një grua.

Velça është një nga fshatrat e Bashkisë Selenicë, që mbetën jashtë projektit të rrugës së Lumit të Vlorës, duke lënë të izoluar banorët, shumica prej tyre të moshuar, pa lënë asnjë shteg për zhvillimin e turizmit.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb