4 vatra zjarri janë aktive nga 25 të raportuara në 24 orët e fundit, kurse 1 është në monitorim.
Në Tërbun vijon angazhimi i strukturave me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa nuk ka rrezik për banesat.
Në Dajt vijon ndërhyrja me forca zjarrfikëse, por pa rrezik.
Vatrat aktive janë edhe në Priskë të Tiranës e Lufaj të Mirditës.
Pas ditësh të tëra, është shuar edhe zjarri në Parkun Kombëtar të Gurë-Lurës, në Bruç të Matit, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë.
Në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.












Komente
Komento