Enea Thomaraj luftoi tre muaj me vdekjen, pasi u plagos rëndë në atentatin ndaj motrave Nikolli, por fatkeqësisht nuk ja doli.
26-vjeçari humbi jetën 3 ditë më parë në Spitalin e Traumës. Në një rrëfim për “Jetë Shqiptare”, babai i tij, Artur Thomaraji tregon ankthin dhe dhimbjen e përjetuar përgjatë këtyre tre muajve, teksa shpresonte se i biri do tja dilte.
“Kanë qenë ditë të dhimbshme. Rrinte gruaja ime, natë ditë, unë nuk e përballoja dot ta shihja djalin ashtu. Ishte djalë punëtor, mbante familjen, me dy pensionistë në shtëpi. Vetëm ai punonte me turne.
Atë natë po fliste se donte të ikte jashtë, nuk po i dilte viza për Gjermani dhe po priste ta merrnin në telefon nga Anglia, në atë moment, po shkonte në banjo kur shpërtheu dera. Urgjenca erdhi me vonesë”, tha ai.
Megjithëse vlerëson punën e mjekëve në Spitalin e Traumës, Artur Thomaraji beson se i biri do të ishte gjallë sot nëse do të ishte mjekuar në një spital tjetër jashtë vendit.
“Nuk kam asnjë mbështetje, përveç ndihmës së disa mjekëve të mrekullueshëm te Spitali i Traumës. Doja ta çoja jashtë, por më thanë që nuk mund të lëvizej. Kërkoj ndihmë”, deklaroi ai.
26-vjeçari mbeti viktimë e një shpërthimi tritoli që në fakt kishte si objekt fqinjët e tij, motrat Nikolli. Ai ndodhej në banesën e tij, por presioni i shpërthimit, shkatërroi portën hyrëse të apartamentit të të ndjerit dukë e goditur rëndë në kokë./RTSH
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dështon përsëri seanca me videokonferencë ndaj Dritan Dajtit, Burgjet nuk morën përsipër as shoqërimin për arsye sigurie
27 Janar, 13:40
-
‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd
26 Janar, 14:02
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën
24 Janar, 12:00
-
Elbasan, taksistët në protestë kundër Kryebashkiakut: Favorizon kompaninë e taksive elektrike
24 Janar, 10:31
-
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve të klanit Çela! Udhëzimet për drogën në Itali i jepnin nga Elbasani
23 Janar, 18:09
-
Vrau kamerierin, Gjykata e Elbasanit dënon në mungesë me 17 vite burg Erjon Llapushin
23 Janar, 14:03
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
SPAK ‘depërton’ edhe në botën e monedhave virtuale, Çopjave të Elbasanit u sekuestrohen 10 mln dollarë kriptovaluta e dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Momente tensioni në 'Elbasan Arena', ka të lënduar! Policia shoqëron disa tifozë (VIDEO)
19 Janar, 22:37