Milani siguroi kualifikimin për fazën e ardhshme në Europa League pasi mundi në shtëpi Austrinë e Vienës me rezultatin e thellë 5-1.
Milan renditet e para në grupin D me 11 pikë, 4 më shumë se AEK-u Athinës.
Mbrëmjen e sotme pati një protagonist të veçantë në golin e parë për skuadrën vjeneze.
Blerja më e bujshme e merkatos verore të Milan-it, Leonardo Bonuci, i cili erdhi në Milano për 40 milion euro nuk arriti të largonte një top të thjeshtë që po shkonte drejt portës pasi sulmuesi i Austrisë së Vienës shmagu portjerin Donnaruma.
Bonuci rrëshqiti në drejtim të topit por vetëm Bonuci dhe “zoti” e di se si kaloi ai top mes këmbëve të mbrojtësit duke përfunduar në rrjetë.
Bonuci vazhdon të mos justifikojë shumën e shpenzuar për të dhe privilegjet që i janë dhënë në skuadër.
/Shqiptarja.com