Juventusi fitoi dje 4-2 me Sampdorian për javën e 26-të në Serie A. Bardhezinjtë me 38 pikë mbajnë vendin e shtatë, duke shpresuar te Apeli kundër Federatës për t'i kthyer 15 pikët e hequra në Serie A. Pas ndeshjes trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u ndal te rëndësia e ndeshjes me Freiburgun në Europa League, duke anashkaluar Interin.
"Me problemin e pikëve merren drejtuesit, unë nuk dua të flas në lidhje me këtë temë. Ajo që po bëjnë lojtarët është shumë e rëndësishme. Tani jemi momentalisht të dytët në renditje duke llogaritur atë që kemi dhënë në fushë. Kemi marrë shumë lojtarë nga skuadra e dytë si Soule, i cili shënoi ndaj Sampdorias”, u shpreh trajneri i Juves fillimisht.
Me pas livornezi u ndal edhe te ndeshjet e ardhshme, me trajnerin e Juves që cilësoi si më të rëndësishme ndeshjen e Europa League kundër Freiburgut të enjten. Të diel në 19 mars në 20:45 luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, me trajnerin e bardhezinjve që ka anashkaluar zikaltërit.
"Ndeshja e radhës kundër Interit? Më e rëndësishme është ndeshja e së enjtes kundër Freiburgut", tha Allegri.
S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
48.9%
-
Pas korrikut
22.3%
-
S'kam mendim
28.7%
Vota total: 94
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Interi i falet një 'perle' të Brozovic, Lazio fiton dhe skuq Empolin në Serie A
4 Qershor, 09:41
-
UEFA 'tërbohet' me federatën italiane për Juventusin, Ceferin takim me Gravinën! Kërkohet dënim më i rëndë
3 Qershor, 17:06
-
VIDEO/ Bajrami në fushë, dy të kuq dhe 4 gola në Sassuolo - Fiorentina
3 Qershor, 15:56
-
Interi turne në Japoni, sfidon Cristiano Ronaldon dhe PSG-në e Skriniar
2 Qershor, 17:03
-
Zyrtare/ Merr fund telenovela, Leao rinovon me Milanin! Klauzolë 175 milionë euro
2 Qershor, 16:37
-
VIDEO/ 'Me një këmbë' në finale, Mourinho detyron Kumbullën të shkojë në Budapest
31 Maj, 17:36
-
Finalja e Europa League, Mourinho: Më shohin thinjat dhe kujtojnë se u plaka, s'tërhiqem
30 Maj, 17:00
-
Dënim i ri për Juventusin, klubi pranon fajësinë! 'Zonja' ia hedh me gjobë, Agnelli në gjyq
30 Maj, 14:03
-
Zbardhet dokumenti i Apelit, mësohet arsyeja pse Juventusi u dënua me -10 pikë
30 Maj, 13:13
-
Juventus gjen akordin me Prokurorinë, shmanget dënimi i rëndë për 'Zonjën' ?
29 Maj, 22:31
-
Champions-i mirazh për Juventusin, Milani e siguron matematikisht! Roma dhe Fiorentina kanë në dorë prestigjin e Seria A
29 Maj, 12:39
-
Allegri: Me klubin do flas për të ardhmen! Drejtori sportiv? Nuk kam vënë kurrë veton
27 Maj, 15:30