Vetëmbrojtje nga hajdutët
Luz i Madh armatoset

Vetëmbrojtje nga hajdutët<br />Luz i Madh armatoset
Duket si një tërheqje për turistët; "përjetoni një far west në vetën e parë. Luz i Madh ofron gjithçka për turistë e tij; persona të armatosur, sulme grabitësish që plaçkitin fshatin, njerëz në rrugë në cdo orë të natës dhe festa që nuk mbarojnë kurrë." Jo, Luz i Madh nuk është shëndërruar në një park lojërash me temë.

Vjedhjet e shpeshta dhe mosndërhyrja e policisë ka bërë që fshatarët të armatosen dhe të patrullojnë rrugët 24 orë në 24. Temperaturat e ulëta të orëve të natës kanë detyruar banorët të ndezin dhe zjarre të cilat përvec të ngrohtit, shërbejnë edhe për të mbajtur larg hajdutët.

Shfaqja e banoreve të revoltuar nga situata, i ka trembur disi grabitësit por gjendja nuk është qetësuar. Policia ka shtuar kontrollet në zonë dhe po heton imtësisht në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe disa prej banoreve që denoncuan në media situatën alarmante.

Që nga muaji dhjetor në ketë fshat janë shfaqur grupe hajdutësh që vjedhin gjënë e gjallë.

Nëse policia nuk bënë dicka për të normalizuar situatën, nuk duhet të habitemi nëse banorët fillojnë e të ndërtojnë edhe “murin” e Luzit të Madh për t'u mbrojtur nga “barbarët” që plaçkitin fshatin. ah/am/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi