Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit të Kosovës. Me flamuj kuq e zi e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, para Kuvendit për të protestuar.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së po protestojnë kundër, diskriminimit, sipas tyre, që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve, pasi nuk janë përfshirë në ligjin për pagën minimale, që është propozuar nga Qeveria.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Veteranët kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda oborrit të parlamentit, ku kanë hasur rezistencën e policisë, e cila ka reaguar me gaz lotsjellës, për t'i shpërndarë.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u larguan nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pasi dështoi për mungesë kuorumi votimi i parashikuar për projektligjin për pagën minimale. Kundër votimit ishin deputetët opozitarë.

Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170 euro e me ligjin paraprak parashihet që pensioni i tyre të rritet proporcionalisht me pagën minimale. Megjithatë me plotësim ndryshimin e ligjit që përcakton pagën minimale e që sot është në rend ditë në kuvend, nuk e parasheh një gjë të tillë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Kosovë! Dështon në Kuvend votimi i projektligjit për pagën minimale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u larguan nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pasi dështoi për mungesë kuorumi votimi i parashikuar për projektligjin për pagën minimale. Kundër votimit ishin deputetët opozitarë.

Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) është mbajtur në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.