Veterani i Hollivudit, Bernard
Fox vdes në moshën 89-vjeçare

Veterani i Hollivudit, Bernard<br />Fox vdes në moshën 89-vjeçare
Aktori hollivudian Bernard Fox ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. 
 
Aktori vdiq pas një komplikimi në zemër në spitalin e Los Angeles, sipas konfirmimit që ka bërë një familjar i tij.
 
Fox ka lindur në Port Talbot, Wales në maj të vitit 1927. Roli i tij i parë ishte në Sixpenny Corner në 1995.

Roli më i njohur i aktorit është Doktor Bombay në komedinë “Bewitched” të vitit 1960. Ai gjithashtu njihet për rolin e tij në filmin “Titanic” si koloneli Archibald Gracie.           
 
Ai ka punuar në mënyrë të vazhdueshme në televizonet britanike derisa kaloi atlantikun dhe filloi një karrierë të ngjashme si aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit