Pas ngjarjes tragjike të së mërkurës, trupat e pajetë të Ali Veternikut dhe bashkëjetueses së tij Mira Nikolli janë dërguar, në morgun e Tiranës. Pasi i janë nënshtruar autopsisë ata janë tërhequr nga familjarët respektivë, ndërsa ceremonitë mortore janë zhvilluar të ndara po nga familjet respektive të të dy viktimave.
Mëngjesin e djeshëm të dy trupat e pajetë janë tërhequr nga familjarët e viktimave. Trupi i Ali Veternikut është tërhequr nga vëllai, ndërsa djemtë e tij kanë preferuar të presin jashtë mureve rrethuese të morgut. Më pas trupi i pajetë është dërguar tek shtëpia e djemve në rrugën “Don Bosko” ku edhe është bërë ceremonia mortore, dhe më pas është përcjellë drejt varrezave të Sharrës.
Ndërsa, trupi i pajetë i 48-vjeçares, nënë e nëntë fëmijëve, që u vra nga personi me të cilin kishte vetëm një vit që bashkëjetonin, Mira Nikolli, është tërhequr nga nëna dhe motra e saj. Mëngjesin e djeshëm ata e kanë nisur për në qytetin e Lezhës, atje ku viktima ka lindur, ku edhe i është bërë ceremoniali i fundit dhe më pas është përcjellë drejt varrezave publike të këtij qyteti.
/Shqiptarja.com