TIRANË- ‘E gjeta gruan të vetëvarur. Kisha frikë ta denoncoja rastin jo vetëm në polici, por edhe tek familja e saj’ , kështu u shfajësua në polici Shefqet Lika, përballë akuzës për nxitje të vetëvrasjes të nënës së 3 fëmijëve, edhe e diagnostikuar me kancer.

Por hetuesit, pasi morën në pyetje familjarë të viktimës, zbuluan që Shahe Lika prej vitesh ishte në konflikte jo vetëm me bashkëshortin, Shefqetin, por edhe me motrat e tij

Tre javë më parë për shkak se të dhunës fizike u largua nga shtëpia dhe u vendos tek e motra që jetonte gjithashtu në Kamëz, jo shumë larg çiftit. Një ditë para se të vetëflijohet u kthye në shtëpinë e saj, ku besohet që pati sherr të fortë me burrin. Mesditën e së dielës u gjet e varur. Shefqeti nuk njoftoi as policinë dhe as familjarët.

Por sikurse policia dyshon, ai prishi vendin e ngjarjes, përgatiti kufomën për varrim si të ishte një vdekje natyrale dhe më pas bëri telefonatën e parë tek familjarët e gruas së vdekur. .

Në dyshim për atë çfarë kishte ndodhur, sepse në vazhdimësi familja e Shahes ishte në dijeni për dhunën fizike dhe psikologjike, vendosën të hapnin arkivolin. Siç edhe denoncuan, kur rreth qafës së 55 vjeçares dalluan shenja, thirrën policinë. Trupi i pajetë i viktimës u mor për ekspertizë, kurse Shefqet Lika dhe motrat e tij u ndaluan në komisariat. Ato u lanë të lira disa orë më vonë.

‘Ne kemi pasur probleme edhe në të kaluarën dhe mendova se do të më akuzojnë për vrasje. Familjarët e Shahes me kanë akuzuar disa herë, madje më kanë kërcënuar se edhe do të më dononcojnë’, vazhdon Lika në dëshminë e tij

Aktualisht policia dyshon që gruaja e sëmurë shkoi drejt vetëflijimit për shkak të dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti që njihej si alkoolist. Familjarët e saj nuk lejuan që ceremonia mortore të bëhej nga familja e bashkëshortit, ndaj e morën trupin me vete për ta përcjellë nga shtëpia e vajzërisë, ku morën pjesë edhe fëmijët e çiftit e emigrantë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Fshehu vetëvrasjen e gruas, zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit: Kisha frikë se s’do me besonin familjarët e saj

1662456220_page.jpg

Zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit Shefqet Lika, i arrestuar në Kamëz, pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika në banesën e tyre. Para hetuesve Lika ka deklaruar se ka pasur frikë të raportoj për vetëvrasjen e bashkëshortes, pasi sipas tij nuk do ta besonin familjarët e saj.

Lika tha se prej kohësh ata e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin. Burime nga policia bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj. Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t'u vetëflijuar.

Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes. Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh. Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait. Trupi i pajetë i gruas 55-vjeçare është përcjell për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e saj, ndërsa nga banesa e të atit janë larguar edhe fëmijët.