Vetëvaret një 13-vjeçar në Lushnjë, dyshohet se po bënte video në Tik-Tok! Profili në rrjetin e tij social shfaq dhunë dhe depresion! I mituri vetëquhej ‘djali i keq’

LUSHNJE-Ditën e djeshme në 13-vjeçar humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërguar në spital, për të ishte shumë vonë. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok dhe fatkeqësisht argëtimi mund të jetë kthyer në tragjedi. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

13-vjeçari Arjet  Sulovari pasditen e djeshme është gjetur nga familjaret i vetëvarur në dhomën e tij. Pasi e kanë kërkuar në lagje dhe e kanë thirrur disa herë ata kanë shpërthyer derën e mbyllur të dhomës, ndërsa skena që panë para syve ishte tragjike, i vogli i tyre i varur me një spango në qafë dhe një karrige e rrëzuar.

Shokët e klasës janë mbledhur sot në shenjë homazhi në dyert e shkollës, ndërsa anë bankën e 13-vjeçarit me lot në sy ata kanë vendosur lule për mikut të tyre që nuk do e shohim më.

13-vjeçari në profilin e tij në Tik-Tok paraqet një imazh mjaft depresiv, dhunë dhe  vetmia. Ai madje profilin e kishte hapur me emrin ‘Djali i keq’, ndërsa shkrimet e tij tregoni një gjendje depresioni të rënduar por edhe shumë i vetmuar.

Ekspertet janë duke këqyrur profilin e të miturit pasi dyshimet kryesore të vetëvarjes së tij është pas një loje në Tik-Tok.  

1637493380_SULOVARI.jpg

13-vjeçari Arjet  Sulovari

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
Lushnjë/ Profili në Tik-Tok i 13-vjeçarit të vetëvarur, vetmi, dhunë dhe depresion! I mituri vetëquhej ‘djali i keq’

13-vjeçari Arjet  Sulovari në profilin e tij në Tik-Tok paraqet një imazh mjaft depresiv, dhunë dhe  vetmia. Ai madje profilin e kishte hapur me emrin ‘Djali i keq’, ndërsa shkrimet e tij tregoni një gjendje depresioni të rënduar por edhe shumë i vetmuar.

“Vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”, “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”, ishin disa nga postimet e të miturit në Tik-Tok.

Ekspertet janë duke këqyrur profilin e të miturit pasi dyshimet kryesore të vetëvarjes së tij është pas një loje në Tik-Tok, që ka përfunduar në tragjedi.

Postimet e 13-vjeçarit në Tik-Tok
Ora 13:34
Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar nga një video në Tik-Tok, reagon ministrja e Arsimit: E tronditur, të kontrollohen informacionet që marrin fëmijët

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Leshnjes, ku një 13-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën duke bërë video për TikTok. Kushi vë theksin se tek informacionet e paprshtatshme që fëmijët marrin në internet.

"Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnjë! Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çështjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit "Shkolla për Shëndetin" ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.  Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale", shkruan Kushi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja