Vetëvarja e 52-vjeçarit nga Lushnja
PD: Rama arrogant dhe me viktimat

Vetëvarja e 52-vjeçarit nga Lushnja<br />PD: Rama arrogant dhe me viktimat
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat për shefin e qeverisë Edi Rama për vetëvarjes së 52-vjeçarin në burgun e Rrogozhinës. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, tha se Rama zbuloi pjesën e vetë më të pandjeshme me qëndrimin që mbajti ndaj 52- vjeçarit.

“Pasi i mori jetën me skemën e tij anti-humane, me represionin e verbër policor, Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse denigron më shumë viktimën. Ai vazhdon luftën ndaj babait të tre fëmijëve, duke e shpallur “hajdut” pas vdekjes. Ndërkohë që ai gënjen sepse rezultoi se 52-vjeçari nuk abuzonte me energjinë, përkundrazi ai e paguante atë”, deklaroi Grida Duma, sekretare për marrëdhëniet me publikun në PD.

Për të treguar sesi qytetarët e vendit trajtohen me dy standarde, Partia Demokratike publikoi një dokuement të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, sipas të cilit një zyrtar i lartë lokal është debitor dhe nuk preket nga policia, siç u bë me 52-vjeçarin që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës.

“Kemi shembullin e një debitori të pashembullt, me 38 milionë lekë detyrime. A është ai në burg? Jo, ai është i mbrojtur nga kryeministri. Ai jo vetëm që nuk është në burg, por është i premiuar. Rama, drejtorin rajonal të mjedisit në Gjirokastër e mban me 38 milionë lekë detyrime dhe madje e mbron, pasi ky është kryeministri”, deklaroi Duma.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)