Vetëvendosja: Aksion tjetër
në pikat kufitare, në 22 jana
Vetëvendosja paralajmëroi aksion të ri kundër moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës. Pas bllokimit të pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, lajmëroi se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar.
Vetëvendosja paralajmëroi aksion të ri kundër moszbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës.
Pas bllokimit të pikave kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, aktivistët e Vetëvendosjes thanë se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi i tyre. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, lajmëroi se aksioni i ardhshëm do të zhvillohet më 22 janar.
“Sipas qëllimit që kemi pasur edhe në aksionin e parë, në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Kosovës, ne tani kemi paralajmëruar se më 22 janar - të dielën e radhës, do të kemi aksionin në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Po ashtu, kemi thënë se nëse Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit të plotë me Serbinë gjatë kësaj jave, natyrisht se nuk do ta mbajmë këtë protestë dhe se nuk ka arsye që Vetëvendosja të qëndrojë atje në dy pikat kufitare”, tha Ahmeti.
Gjatë fundjavës qindra protestues ishin mbledhur në këto dy pika kufitare.
Për të shpërndarë protestat, Policia e Kosovës përdori forcën fizike, gazin lotsjellës dhe topat e ujit. Anëtarët e Vetëvendosjes akuzuan për përdorim të tepruar të dhunës ndaj protestuesve. Ahmeti tha se dhuna ka qenë e tepruar dhe se ndërhyrja ishte brutale.
“Mendoj se ajo ka qenë gjithçka pos një intervenimi të duhur dhe në nivel. Pra, mendojmë se është përdorur dhuna tej mase dhe se është përdorur një brutalitet që përkon me një shtet policor”, vlerësoi Ahmeti.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, hodhi poshtë akuzat e Ahmetit.
“Në asnjë mënyrë Policia e Kosovës nuk ka ushtruar dhunë të tepruar dhe asnjë personi nuk i ka shkaktuar dhunë të tepruar. Policia e Kosovës ka përdorur forcë proporcionale të arsyeshme dhe të domosdoshme për të vënë nën kontroll situatën”, u shpreh Kelani. ah/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00