Vetëvendosja mbyll protestën:
Qëndrimi i pamundu

Vetëvendosja mbyll protestën:<br />Qëndrimi i pamundu
PRISHTINE- Pas më shumë se 12 orë qëndrimi në rrugë, lëvizja Vetëvendosje i dha fund protestës në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, në veri të Prishtinës.

Rreth orës 01:30 të së hënës (23 janar)  përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan mbylljen e protestës së djeshme në Merdarë, që ishte organizuar në mbrojtje të Republikës dhe prodhimeve të vendit. Më herët ajo kishte shpallur të përfunduar protestën tek Dheu i bardhë, vendkalimi tjetër në lindje të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosja bëri të ditur se ishte bërë i pamundur qëndrimi i sigurtë i protestuesve në Merdarë, për shkak të kufizimeve që janë bërë nga policia në aspektin logjistik dhe temperaturës së ultë që mbizotëronte atje.

Në një komunikatë të kësaj lëvizjeje thuhet se gjysëm ore pas mesnate policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Veton Dragusha, i cili ishte i angazhuar në bartjen e batanijeve, ushqimit, reflektorëve, e gjësendeve tjera, duke i konfiskuar ato. Njëkohësisht policia ka bllokuar të gjitha rrugët e kryesore për në vendin e protestës, më qëllim bllokimin e komunikimit mes qendrave urbane dhe protestës, thuhet në komunikatë.

Në shenjë përgjegjësie për mirëqenien e protestuesve, udhëheqësit e Lëvizjës Vetëvendosje u kanë kërkuar atyre që të shpërndahen në mënyrë të qetë.

Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, citohet të ketë thënë: “Duke qenë se u bë i pamundshëm qëndrimi te Dheu i Bardhë ku tashmë hynë veturat dhe maunet me mallra serbe, u vendos që tani nuk është më e arsyeshme që të bllokohet Serbia vetëm në njërën pikë kufitare. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti, njofton Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje protestoi dje duke synuar të bllokojë vendkalimet kufitare me Serbinë për të mos lejuar hyrjen e mallrave të saj në Kosovë. Me moton “Serbia nuk kalon”, protestuesit bënë thirrje për vendosjen e masave të ndërsjella politike, ekonomike e tregtare me Serbinë. Ndryshe nga 14 janari pjesëmarrja ishte më e madhe, dhe protestat kaluan pa ndonjë incident. Një javë më parë mbi 50 persona u lënduan, ndërsa 150 veta u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestat e lëvizjes Vetëvendosje, e cila akuzoi qeverinë për moszbatim të vendimeve të Parlamentit dhe për dhunë ndaj protestuesve, shqetësime që ishin ngritur edhe nga organizatat humanitare.
(Ne foto pamje nga protesta, mbreme, e Vetevendosjes)

(sg/europaelire/voa/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK