Vetëvendosje: EULEX pjesë e
pushtetit kriminal në Kosovë

Vetëvendosje: EULEX pjesë e<br />pushtetit kriminal në Kosovë
Vetëvendosje vijon akuzat e saj ndaj EULEX-it, këta herë janë shprehur se kjo organizatë nuk i ka mbajtur premtimet për të cilat ka ardhur në Kosovë. Misioni nuk ka luftuar krmimin dhe kurrupsionin dhe as nuk ka forcuar sistemin vendor të drejtësisë, janë shprehur ata.

Sipas tyre EULEX-i nuk i ka mbajtur këto premtime pasi në të vërtëtë në qëllimet e tyre nuk ka qenë asnjëherë drejtësia në Kosovë sepse ata thjeshtë janë shqetësuar për menaxhimin e krizave dhe ruajtjen e stabilitetit. ‘’ Ruajtja dhe stabilizimi i situatës për realitetin kosovar nënkupton stabilizim të krimit e korrupsionit që rrënjët i ka në majën e piramidës shtetërore. Si rezultat i kësaj paradigme, EULEX-i u përfshi edhe vetë në menaxhimin e politikës ditore, duke ndërtuar raste sipas porosive dhe interesave të partive në pushtet. Kjo e bëri EULEX-in pjesë të organizimit kriminal të pushtetit në Kosovë’’, shprehet Vetëvendosje.

Ata mbrojnë idenë se Kosova nuk ka nevojë për EULEX-in, sepse autoriteti ekzekutiv që ai ka u shërben institucioneve të Kosovës si alibi për mungesën e përgjegjësisë. Vetëvendosje mban qëndrimin se EULEX duhet të ikë sa më parë nga Kosova sepse çështja e drejtësisë është e brendshme dhe zgjidhja nuk mund të vijë kurrsesi nga jashtë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë