'Vetëvrasësi' vjen me shkëlqimin e suksesit të Korçës edhe në Tiranë

'Vetëvrasësi' vjen me shkëlqimin e suksesit të Korçës edhe në Tiranë

Shfaqje nga 'Vetëvrasësi'

Është shfaqur mbrëmë në Teatrin Kombëtar tragjikomedia “Vetëvrasësi” një bashkëprodhim i realizuar me Teatrin “A. Z. Çajupi”, Korçë. Pas dhjetëra shfaqjeve të suksesshme në Korçë, që u dhanë në fund të prillit dhe në dy javët e para të majit, shfaqja do të ngjitet në skenë në Tiranë edhe në datat 25, 26, e 27 Maj. Në një konferencë për mediat dje para shfaqjes, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli është shprehur se bashkëpunimi me teatrot e rretheve është një nismë që do të vazhdojë.

Zamira Kita, aktore dhe drejtoreshë e Teatrit të Korçës ka qenë e entuziazmuar nga bashkëpunimi me kolegët e Teatrit Kombëtar. Për të bashkëpunimi me Neritan Liçaj dhe ngjitja e tij në skenën e Korçës është si “shndritja e një ylli”. Edhe regjisori shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Rushiti, është shprehur entuziast që bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar është shtrirë edhe jashtë kufijve.

“Ne të gjithë shqiptarët kudo që jemi, nuk bëjmë gjë tjetër veçse japim kontribut për atë që në histori do të shkruhet si teatri i kombit, teatri i shqiptarëve”, tha Rushiti. Regjisori ka folur edhe për unrivesalitetin e fabulës së veprës së shkruar nga Nikolai Erdman.

Një i ri, i papunë, Semion, beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë instrumentin tuba. Por, plani i tij dështon dhe ai vendos të kryejë vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të përfitojë nga mjerimi i Semion duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për të fituar para. Në këtë pikë, Semion e gjen veten duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, të arteve, të punëtorëve etj.

Gjatë rrjedhës së ngjarjes, secili personazh zbulon anën më të keqe të personalitetit të tij, e gjitha e mbuluar me një tis humoristik. Shfaqja që është duartrokitur për tre javë rresht në KOrçë, është pritur me të njëjtin entuziazëm mbrëmë në Tiranë.

Aktortë Neritan Licaj dhe Elia Zaharia Zogu janë shfaqur me maksimumin e energjisë interpretuese të tyre. Publiku ka duatrikitur herë pas here për këta aktorë. Gjithashtu të pqlqyre nga publiku janë edhe aktorët Zamira Kita, Olta Gixhari, Klodjana Keco.

Ndërkohë edhe aktorët më të rinj  Albano Prodani, Paola Kodra, Shkëlqim Jaupi, Mateus Frroku, Belliu Blerta, Ilda Pepi, Valentino Hamati dhe Antonio Tole i kanë dhënë ngjyra më spektakolare kësja tragjikomedie të njohur. Një rol jo pak të vogël kanë pasur edhe instrumentistët Nexhildo Sula e Edi Qesaraka, duke i dhënë ritëm dramës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës