Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.
Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky i fundit Ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej figura e Bedrijes madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë. Humbja e 40 mijë eurove duket se ishte bërë dhe burim për një konflikt disavjeçar që familja Loka kishte me vëllezërit e 41 vjeçares.
“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali. Eedhe lekët ia fali (pra humbjen e lekëve). Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim"
Nëna e Xhemalit tregon se Bedrija kishte bërë vetë denoncimin në polici për zhdukjen e 40 mijë eurove.
Lajmi kryesor: