Vetëvrasja në burg e të riut, Duma:
Rama shtyp të vobektit, Balili në liri

Vetëvrasja në burg e të riut, Duma:<br />Rama shtyp të vobektit, Balili në liri
Partia Demokratike bën përgjegjëse qeverinë për vetëvrasjen në burg të 22 vjeçarit, Estref Halili.

Gjatë një deklarate për mediat, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, u shpreh se i riu u çua drejt vdekjes për 3 gram hashash, ndërsa "Eskobari" Kelmend Balili bredh i lirë. 

"Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016.

Me Edi Ramën, një i ri 22 vjecar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetvrasjes në qeli.

Këto janë dy standardet e Edi Ramës.

Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash.

Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.

Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjecarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit"
, u shpreh Duma.

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit