TIRANE - Arkitektura shqiptare humbi dje një nga artistët e saj më në zë. Profesor Agron Jano, kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, piktori dhe bashkëshorti i Kristina Jorgaqit, gjuhëtares së njohur, pedagoge në Universitetin e Tiranës, i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij në kryeqytet. Për të respektuar kujtimin e Agronit, Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë organizon homazhe nga ora 13:00 deri më 14:00, pranë Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, prej nga do niset dhe ceremonia e përcjelljes së fundit.
Sipas policisë, 59-vjeçari, pedagog pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, pranë zonës së ish-Bllokut në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë ndërsa 59 vjeçari humbi jetën dje në spital.
Familjarët kanë dëshmuar për policinë se Agron Jano ditët e fundit ka pasur gjendje të rënduar psikologjike.
Për studentët e Arkitekturës, prej më 35 vitesh ai ishte profesor Agroni. Për arkitektët ishte kryetari i shoqatës por dhe fitues i shumë çmimeve të para e të dyta, si arkitekt objektesh të rëndësishme dhe panairesh në Shqipëri, Francë, Itali, Gjermani, Zvicër, Portugali e Kosovë. Agroni ishte dhe piktori i cili së fundmi me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë hapi ekspozitë në Galerinë e Arteve në Fier. “Proces” titullohej ekspozita personale e piktorit, e cila përmbante 40 piktura, punime të realizuara kryesisht vitet e fundit, ku spikaste piktura plot ngjyra harmonike e të gëzueshme dhe me shumëllojshmëri motivesh.
Provoi dhe ia doli të hapte një ekspozitë me piktura edhe në galerinë më të rëndësishme të Comos në Itali. Shumica e vizatimeve ishin realizuar gjatë viteve të qëndrimit të tij në Itali, 1991-1994.
SHOQATA E ARKITEKTEVE: HUMBEM NJE PJESE TE SHPIRTIT TONE
Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet dhe hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të arkitektit Agron Jano. Përmes një deklarate për mediat, kjo shoqatë mundohet të sjellë reflektim sa i përket raporteve të shoqërisë me individin.
“Me hidhërim njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë, arkitektit Agron Jano, kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë. Agroni që një profesionist mjaft i respektuar, një njeri mjaft i përkushtuar si karshi profesionit të tij, ashtu dhe ndaj problemeve shoqërore të vendit. Me largimin e tij të papritur familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, shoqëria humbi një qytetar të devotshëm, dhe ne miqtë e kolegët e tij humben një pjesë të shpirtit tonë, humbëm një shok të cilit do t’ia ndjejmë mungesën. Ikja e Agronit na bën të reflektojmë thellë të gjithëve për raportet e shoqërisë me individin, na bën të kuptojmë se duhet të përpiqemi për një shoqëri më humane dhe me sens pozitiv ndaj cilitdo e aq më tepër ndaj atyre që me punën, eksperiencën dhe përkushtimin e tyre i dhanë aq shumë shoqërisë, vendit e brezave më të rinj”, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp.
KUSH ISHTE AGRON JANO
Agron Jano ka lindur në Fier, në vitin 1954. Është diplomuar si arkitekt në Universitetin e Tiranës në vitin 1977. Krahas aktivitetit projektues si arkitekt objektesh të rëndësishme dhe panairesh në Shqipëri, Francë, Itali, Gjermani, Zvicër, Portugali e Kosovë, ka marrë pjesë edhe në konkurse ndërkombëtare siç janë: Katedralja Ortodokse e Tiranës (2001), vlerësuar me çmimin e dytë; Studimi Urbanistik i Qendrës së Durrësit (2005), vlerësuar gjithashtu me çmimin e dytë; Parlamenti i Shqipërisë (në bashkëpunim me ark. Mario Campi dhe ark. Fabio Reinhart (2007), vlerësuar me çmimin e parë.
Ka qenë kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë (2001-2008). Prej 1978 deri sot është pedagog i jashtëm pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com