Vetingu, alibia  e PD-së vetëm pas
takimit mes Bashës dhe Edi Ramës

Vetingu, alibia  e PD-së vetëm pas<br />takimit mes Bashës dhe Edi Ramës
Vendet e rezervuara, që po mbajnë larg politikën shqiptare nga miratimi i Reformës në Drejtësi dhe kanë ngritur në këmbë ndërkombëtarët, nuk ishin kërkesë e PD-së që në fillim.

Të paktën jo për 2 institucionet që do bëjnë vetingun ose vlerësimin e së shkuarës, pasurive dhe vendimeve të çdo gjyqtari dhe prokurori.

Në draftin alternative të paraqitur në komisionin e Reformës në Drejtësi, PD kërkonte vendet e rezervuara, pra ndarja mes partive politike të përzgjedhjes së njerëzve të drejtësisë, vetëm për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të prokurorisë.

Kusht për vetingun dhe si rrjedhojë tërë reformën, ai u bë vetëm pas takimit të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Por si do të emërohen njerëzit që do të bëjnë skanerin e drejtësisë?

Sipas mazhorancës komisioni i vlerësimit përbëhet nga katër trupa gjykues të përhershëm me tre anëtarë secili. Anëtarët e tij dhe kolegjit të apelimit ku gjyqtarët e prokurorët do të mund të ankohen nëse nuk u pëlqen vlerësimi që u është bërë, përzgjidhen nga Avokati i Popullit pasi kalojnë filtrin e ndërkombëtarëve.

Brenda 30 ditëve Parlamenti zgjedh me 3/5 e votave listën që avokati dorëzon. Nese këto vota nuk arrihen, në ditën e 35 Presidenti i Republikës, përzgjedh me short anëtarët nga lista.

Kjo ishte dhe një prej formulave të demokratëve në draftin alternative përcjellë komisionit të Reformës në Drejtësi.
 
Varianti i dytë krijonte një komision përzgjedhës pranë Avokatit të Popullit me njerëz nga presidenca, kryeministria dhe ndërkombëtarët.
Brenda 5 muajve ky komision përzgjidhte 2 kandatura për secilin anëtar të institucionit të vetingut. Presidenti, Kuvendi dhe Kryeministri mund të eleminonin emra të caktuar, të cilët mund të eleminojnë emra të caktuar.

Lista finale i dërgohej Kuvendit dhe brenda javës bëhej votimi me 3/5. Nëse votimi dështonte, kryetari i Kuvendit përzgjidhte me short nëse për ndonjë arsye ai nuk mundet, shorti hidhet nga Drejtuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Tashmë kur negociatat politike janë gjithmonë e më intensive, mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e zgjidhjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!