Prokurorët dhe gjyqtarët e vendit do ta kenë takimin e parë me vetingun me plotësimin e disa formularëve të cilët do të shërbejnë si provë në vijimin e mëtejshëm të verifikimit. Formulari më i rrezikshëm është ai i verifikimit të pastërtisë së figurës, i cili, ndër 24 pyetje pikante, më kryesorja është ajo e domosdoshmërisë për të spiunuar të gjitha rastet kur kolegët e tyre gjyqtarë dhe prokurorë kanë lidhje me krimin ose që janë të korruptuar.
/Shqiptarja.com









