Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, ka reaguar sot në Facebook, lidhur me procesin e Veting-ut që pritet të zhvillohet në policinë e shtetit.

Sipas ramës ky proces duhet që t’ia kthejë këtë institucion shtetit dhe qytetarëve, nga institucion në shërbim të një partie dhe të plantacioneve të drogës që ishte bërë, shkruan deputeti i LSI-së.

Statusi i plotë i Ramës:

Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimit e korrupsionit; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!

Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!

s.k/Shqiptarja.com