Komisioni i Sigurisë Kombëtare nis shqyrtimin nen për nen të ligjit të vettingut në polici. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar miratohet të enjten në seancë.
Gjatë Komisionit, Flamur Noka është shprehur se duhet të kalojë në vetting edhe Ministri i brendshëm, zëvendësministrat dhe këshilltarët e kabinetit të tij.
Julian Hodaj është shprehur duke thënë ky nuk është vetting i politikës. Pjerin Ndreu, nga ana e tij, thotë se janë kundër vettingut të politikanëve, por nuk është ky momenti i duhur. “Jemi kundër perfshirjes në këtë ligj”, shton ai
Propozimi i Partisë Demokratike është rrëzuar me 6 vota pro dhe 10 kundër.
d.gj/ Shqiptarja.com