Vettingu e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut

Vehbi Bushati u largua nga detyra e drejtorit të policisë së Lezhës në vendimin e parë të dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas rinisjes së vetting-ut në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i deritanishëm i policisë së Lezhës, nuk përjashtohet përfundimisht nga strukturat blu, por nuk do të lejohet të mbajë poste drejtuese, dhe për shkak të filtrit të vetting-ut detyra më e lartë që do t’i lejohet është shef krimesh në komisariat. Ky vendim i trupës së vetting-ut të AMP-së erdhi pasi Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale sipas rregullave të miratuara së fundmi.

AMP theksoi se ai ka paraqitur deklaratën e interesave private periodike vjetore ne ILDKPKI, një format që është për vlerësim periodik dhe jo kalimtar që duhet të bënte. Në vendim theksohet se pavarësisht kontakti përmes rrugëve zyrtare me Vehbi Bushatin, në afatet e parashikuara në ligj, ai nuk ka kryer asnjë dorëzim e formularëve sipas rregullave të miratuara së fundmi. Në dosjen e ish-drejtuesit të policisë figuronin vetëm formularët dhe deklaratat që janë plotësuar në vitin 2018, të cilat janë të pavlefshme pas ndryshimeve që iu bën ligjit të vetting-ut në Policinë e Shtetit që kanë hyrë në fuqi më 4 maj 2023. Vehbi Bushati ka mbajtur poste të larta drejtuese në polici, si drejtues qarqesh, shef komisariatesh dhe zëvendësdrejtor i Antiterrorit.

Pas rinisjes së vettingut, trupa vlerësuese e AMP do të filtrojë të gjithë punonjësit me poste të larta në polici, një pjesë e të cilëve kanë kaluar një herë veting-un kalimtar, por kontrolli periodik do të bëhet çdo pesë vite. Vetting-u ndaloi në fillim të vitit 2022 dhe Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pushoi së ekzistuari për shkak të vonesave të shumta. Fillimisht në filtër ishte parashikuar të kalonin të gjithë efektivët por me ndryshimet e fundit, janë përjashtuar punonjësit e nivelit bazë dhe vëmendja është përqendruar tek drejtuesit.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Drejtori i Policisë Lezhë u shkarkua pasi s'dorëzoi formularët e deklarimit, Burime: Vehbi Bushati emërohet këshilltar i Rrumbullakut

1685441862_5638499917550807846380943377025990482984960n.jpg

Pas shkarkimit nga detyra për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, burime te sigurta për Report Tv bëjnë me dije se Vehbi Bushati merr detyrën si këshilltar në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushatliu: 31/05/2023 18:58

    Ky rrugaç polic politik nuk dubet te ishte fare ne radhet e policise. Ne vitin e mbrapshte 97 ju kerkonte turmave te zemeruara neqytetin e Korçes qe ti drejtoheshin zyrave te keshillit qarkut per ti djegur por fale nderhyrjes se ish deputetit N.Pandeli nuk u lejuan te hynin aty por fale disa qytetareve qe nuk pranuan shpetuan hipotema dhe zyra r pri atizimit te cilat ishin ne shenjester.

    Përgjigju
  • Per tellalllet: 31/05/2023 08:52

    Jo po thone :Pse shqiptaret nuk i besojne institucionet? Tani ke te besojne ? Vetingun qe ka folur me vendim dhe thote ky nuk ben , apo Rumbullakun qe thote ky eshte me i mire duhet te me keshilloje edhe mua . Mbeti ky milet ne dilema tere jete , ke te mar e ke te le .

    Përgjigju
  • Meri: 31/05/2023 01:09

    Njerzë të till duhen për të drejtur vëndin.po qe i sinqert dhe korrekt në detyrë,nuk të pranojnë se i prismi punë hajdutëve.Dhe thon ,pse po largohen të rinjët nga shqipëria?si mund të jetohet në nji vēnd,ku komandojnë Maskarenjët....?

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2023 01:02

    Kjo histori eshte shume interesante.Nga njera ane,eshte e qarte qe i siperpermenduri e ka pesuar nga Vetingu sepse nuk ka dorezuarr ne kohe,ose sic kerkohet dokumentet ne baze te ligjit te ri te ndryshuar,pra per teknikalitete;nga ana tjeter,meqe eshte ceshtje teknikaliteti, eshte e cuditshme qe zoteria nuk ka bere kundragjyq per te fituar te drejten dhe te vetingohej dhe nje here! Cfare e pengon t'a beje?!

    Përgjigju
  • Sokoli: 30/05/2023 23:32

    Po si ka mundesi ky vebiu eshte me i koruptuari dhe me maskarai ai eshte i lidhur me shume banda dhe i ka ndimu qe nga saranda vlora sidomos dursi tirane ky eshte pjestare ne shume biznese dhe ju e coni keshilltar dhe i korptu dhe si te keshilloj rumbullakun si ta korutoj ajde shtet ajde o rama po shduki keta faqezinje se jane turpi policis

    Përgjigju
  • islam: 30/05/2023 20:51

    Ky eshte dibran pa din e iman. Turp... I pafshi hajrin.

    Përgjigju
  • Nik: 30/05/2023 20:08

    Vehbiu eshte njeri flori dhe super profesionist, Ka qe 22 vjec ne polici dhe ka drejtu ne kohet me te veshtira Komisariate e drejtori nga tropoja deri ne vlore Me shume vendosmeri dhe perkushtim, Por si pelqen bandave te politikes dhe bejne cmos ti heqin profesionistet Si nga vlora e shkodra e tirana kudo qofte, ktu ligjin e ben mafia, Ato plerat komisioni i vetingut jane te gjithe te pa afte dhe super ushtar te krimit dhe politikes. Por ne fund drejtesia triumfon.. respekt per Vehbiun.

    Përgjigju
    • Miri: 11/08/2024 23:29

      Mos mendo se nuk dihet e verteta. Vehbiu eshte rakacor pra eshte nga fisi i minorances serbe ne shkoder. Gjithe jeten e ti eshte spiun i angjentures serbe dhe kariera e ti ka qen gjithmone ne pozicione ku u ka sherbyer serbeve. Ka dhe shume te tjera por ta shkruajta kete qe ta dini mire se nuk jeni aq te padukshem sa mendoni dhe mos kujtoni se nuk dihem gjerat

    • Fatlindi: 01/06/2023 13:30

      LIND PYTJA, CA KA DASH TE FSHEH SUBJEKTI QE NUK KA KA BERW DEKLARIMIN E PASURIS, FIGURES DHE RITJES NE DETYRÊ. ??? KSHU QE NUK DIHET SA FLORI KA DHE KU I KA MÇEFUR KY PROFESIONISTI!?

  • Agron: 30/05/2023 19:36

    Po ka vjedhur,por pse ta perjashtojne,eshte sistemi i karrieres qe eshte krijuar ne polici qe po nuk je hajdut nuk ngrihesh ne karriere,dhe rrjedhimisht bushati duhet te behej keshilltar i kryehajdutit.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 30/05/2023 18:43

    A duhet te jete ky perseri ne policin e Shtetit?

    Përgjigju
  • Toni: 30/05/2023 18:42

    Domethene ska rendesi nese ka vjedhur apo ka bere korrupsion, e bejme keshilltar te Rrumbullakut. Keta jane per tu varur te gjithe.

    Përgjigju
  • Niku: 30/05/2023 18:42

    Hahaha. Opo talluni me kete popull more beni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë