Në një kohë që gjyqtarëve dhe prokurorëve iu la 3 muaj afat për plotësimin e formularëve për Vetingun, oficerëve të Policisë iu është lënë vetëm 1 muaj kohë. Prej datës 5 prill 2018 ka hyrë në fuqi ligji për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe punonjësit deri në datën 5 maj 2018, duhet të plotësojnë 3 formularët.
Përpos afatit të shkurtër, prej disa ditësh më shumë se 10 mijë punonjës të policisë janë duke u endur nëpër banka, në zyrat e Hipotekës, te Tatimet dhe Sigurimet Shoqërore për të marrë vërtetimet që iu duhen për deklarimin e pasurisë.
Pavarësisht se zv.ministri i Brendshëm Juljan Hodaj tha se nuk duhen dorëzuar dokumenta, jashtë kamerave oficerët e Policisë thonë se nga Drejtoritë në qarqe u është kërkuar që t'i marrin ato dhe t'i dorëzojnë bashkë me 3 formularët. Sipas Policëve 1 muaj nuk është afati i mjaftueshëm për të mbledhur gjithë dokumentacionin.
Ndërkohë policët thonë se askush nga Drejtoritë e Policisë nuk i ka këshilluar për mënyrën se si duhet të plotësohet formularin për pasurinë, formulari për pastërtinë e figurës dhe për vlerësimin profesional.
Policët po detyrohen të shkojnë në të gjitha qytetet ku kanë punuar për të mbledhur dokumentacionin, ndërkohë që në disa raste, oficerët përballen edhe me humbjen e të dhënave, duke bërë që të mospajisen me letrat e nevojshme që kërkon ligji për vetingun në Polici.
Oficerët e policisë kanë edhe 17 ditë kohë për të mbledhur dokumentacionin, ndërkohë që ata thonë se për çdo vërtetim duhet edhe të paguajnë nga paga e tyre.
Komento
Jo mor jo Santa Quaranta policet qe ne 92 jane bo milionera me vila 3 kateshe, une mendoj duke filluar nga 92 e kendej leri tokat ne fshat qe nuk i begenisin po po ne gjith qytetet kane marre ku kane dashtur ,mund te kete edhe prej atyre qe kane dy dhoma dhe nje guzhine por jane te paket,po thuaj se hiç,O Santa ka prej atyre policeve qe nuk e begenisin 150 milekshin (te vjetra) ne dite ,tek rendi, te rrugorja, etjer etjer.
PërgjigjuDo boni ndonje shkence ?
PërgjigjuDuhet te jeni i ri ose t`i ka rregulluar babai punet....Shkence nuk do te bejne por te gjesh dokumentet ne nje shtet informal, te pakten derisa u futen ne pune sistemet kompjuterike, besoj se do te duhet shkence e madhe nga ata qe paguhen per te bere kete shkence dhe jo nga policet. Te marresh llogarine e pensionit vjetor te prinderve te vdekur ne 1987 vetem se ne ate kohe ke qene ne pasaportizim me ta vetem ne ndonje shtet si Zvicra mund te behet e jo me ketu qe administrata aktuale nuk e di se nga lidhet gomari.... NJe polic qe ka 30 vjet pune dhe jeton ne nje apartament 2+1 se bashku me femijet madhore, ndonjeri edhe i martuar, nuk ka pse u futet hollesirave se ne nje fshat te humbur pa rruge makine paska perfituar 4 dynym toke... Shteti t`i beje vetting armates se korruptuar te qindra e mijera doganiereve, qindra tatimoreve, qindra doktoreve, qindra pedagogeve dhe te tjera hordhive qe kane patur akses ne vjedhjen dhe korrupsionin (dhe per nje pjese te fajit te tyre jemi ne kete derexhe!!) dhe pastaj t`u jape kohe edhe policeve qe jo te "rregullojne letrat" por te mbledhin dokumentet... Dhe turp per bankat qe mezi priten dyndjen neper sportele qe te vendosnin komision 50000 lek te vjetra per te nxjerre nje strishe qe klientet e bankes mund t`a merrnin online. Vetingu te behet edhe per policine por jo ne nje menyre kaq cnjerezore!!!