Vetingu/Spiropali:Mbrojtët prokurorin
non-grata, Duma: Sistem frike

Vetingu/Spiropali:Mbrojtët prokurorin<br />non-grata, Duma: Sistem frike<br>
Dorëheqjet e para në sistemin e drejtësisë, si gjyqtari Besnik Imeraj apo largimi nga drejtësia edhe e ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, konsiderohen nga mazhoranca si rezultati i parë i suksesshëm i Veting-ut, por opozita në Komisionin e Integrimit thotë se nuk është sistem drejtësie largimi i disa frikacakëve.

Etilda Gjoni Ministre e Drejtësisë, u shpreh në komision:

“Për sa u takon rezultateve të reformës në drejtësi, rezultatet e para i kemi. Dhe janë pikërisht dorëheqjet e fundit që janë bërë nga anëtarë gjykatash, ish-prokurorë të përgjithshëm, të cilët ishin në listën prioritare për tu ‘vetuar’ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Rezultatet e para kanë ardhur, të jemi të duruar”.

Ndërkohë deputetja socialiste Elisa Spiropali kritikoi opozitën:

“Protestuat për të mbajtur në detyrë një kryeprokuror i cili tashmë është shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Procesi i reformës në drejtësi dhe Veting-u kanë filluar të japin rezultatet e para dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se kjo në procesin e integrimit të Shqipërisë. Po vetëlargohen nga sistemi gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk duan të kalojnë përmes Veting-ut” – tha ajo.

Por deputetja demokrate Grida Duma e sheh me skepticizëm suksesin e reformës:

“Po planifikojmë një sistem drejtësie i cili nuk ka rezultat kur disa njerëz largohen nga frika. Besoj që kjo duhet të jetë edhe deviza juaj. Nuk është çështja që të krijojmë një sistem që disa njerëz të largohen nga frika dhe të themi që kemi ngritur një sistem drejtësie,” – u shpreh ajo.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024