Vetitë e çmuara të lëkurës
së portokallit

Vetitë e çmuara të lëkurës<br />së portokallit
Bëni shumë gabim kur e hidhni lëkurën e portokallit. Nuk do arrini ta besoni që lëkura ka vlera ushqimore më të shumta se vetë lëngu i frutit.

Kjo është vërtetuar sipas studimeve të kryera më herët, ku këshillohet që të mund të konsumoni pjesën e brendshme, atë të bardhën, që ka shumë veti ushqyese dhe rregullon përthithjen që trupi i bën sheqernave apo yndyrave, duke evituar sëmundje si diabeti apo kolesteroli.

Lëkura e portokallit është e tejmbushur me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonide, të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit.
 
Sipas kërkimeve të bëra në SHBA, antioksidantet që gjenden në lëkurë janë 20 herë më të fuqishëm, se ato në lëngun e shtrydhur të portokallit.
 
Lëkura përmban më shumë fibër se vetë portokalli, dhe ka efekte kundër pezmatimeve, duke lehtësuar edhe punën e zemrës.
Përveç kësaj, lëkura e portokallit përmban vitamina A, C, B6 dhe B5; kalcium; riboflavin; thiamin; niacin; dhe folate.
Madje, me pjesën e bardhe të lëkurës së portokallit mund të zbardhni dhëmbët. Po, po, dhëmbët. Nëse i fërkoni me pjesën e brendshme të lëkurës, dhëmbët tuaj do të zbardhen dhe këtë ju këshillojmë ta bëni në vijimësi.

Por jo vetë  kaq.

Me pjesën portokalli që ju ngeli mund të përgatisni disa receta kaq të thjeshta, por shumë të shëndetshme :
Prisni lëkurën në rripa me gjerësi 1 cm. Vendosini në ujë të ftohtë për 3 ditë duke e ndërruar ujin 2-3 herë në ditë në mënyrë që hidhësia e lëkurës të largohet. Përgatisni një shurup me gjysmë kilogrami sheqer dhe 250 ml ujë. Shtoni aty lëkurat dhe ziejini për pak minuta. Hiqini dhe lërini të thahen për 1 ditë. Mund t’i shërbeni me pluhur sheqeri ose çokollatë të shkrirë.

Por lëkurat e portokallit mund të shërbejnë edhe si deodorant natyral për shtëpinë. E vetmja gjë që duhet të bëni, është t’i fusni në furrë, në temperaturë 50 gradë, për disa orë. Funksionon njësoj si me biskotat që shpërndajnë aromën nëpër të gjithë shtëpinë.

Në mbarë botën, ka mbi 600 lloje portokallësh. Një portokall tipik ka 10 segmente (thela). Madje kaq i rëndësishëm është kjo agrume sa ‘gonxhja e portokallit të bardhë’ është lulja zyrtare e shteti të Floridës.

Portokallet e kanë origjinën rreth vitit 4000 pes, në Azinë Juglindore. Prej andej u përhapën në Indi. Pema e portokallit në fakt është një lloj hibridi me manaferrat. Fruti e morri emrin nga ngjyra. Në anglisht fjala rrjedh nga arabishtja “naranj” “narange”, në shekullin e XIV, gradualisht “n” ra, dhe filloi të quhet “orange”.
 
Portokalli erdhi në Evropë rreth shekullit XV, pas kthimit të eksploruesve nga udhëtimet në Azi dhe Lindjen e Mesme. Pikturat e Rilindjes që shfaqin portokall në tryezë gjatë “Darkës së Fundit”, janë të gabuara. Portokallet nuk janë kultivuar në Lindjen e Mesme para shekullit IX.

‘Portokalli’, në shqip, duket se vjen nga ‘Portugali’, ku ky frut quhet ‘laranja’.
 
Ka qenë Kristofor Kolombi që mbolli drunjtë e parë të protokallëve në ishujt Karaibe në fund të shekullit të XV, gjatë udhetimit të tij të dytë në Botën e Re.

Kurse eksploruesi Ponce de Leon e solli portokallin në Florida në shekullin XVI, dhe misionarët spanjollë i çuan atë në Kaliforni në shekullin XVII,
 
Vendet më prodhuese të portokallit sot janë Brazili me rreth 18.3 milionë ton në vit, pasuar nga Shtetet e Bashkuara (9.1), Meksika (4.3), India (4,2) dhe Kina (3.4).
 
Rreth 85 për qind e të gjithë portokallëve të prodhuara përdorën për lëng.

Një këshillë nga gjithë kjo histori portokalltash? Mundohuni t’i përdorni të freskët.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin