Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, ministrja Gjonaj ka zbuluar për publikun edhe momentin sesi e priti propozimin e kryeministrit për të qenë pjesë e qeverisë së re.
Ajo theksoi se propozimi ka qenë surprizë dhe e ka mësuar atë gjatë prezantimit të kabinetit nga kryeministri në punimet e Asamblesë socialiste.
Ministrja Gjonaj shtoi gjithashtu se krahas heqjes së certifikatave, Ministria është duke punuar edhe për lehtësimin e procedurave për dhënien e dëshmive të penalitetit.
Sipas saj, në rastet kur dëshmia do të kërkohet nga institucionet e shtetit, do të synohet që sigurimi i dokumentit të kryhet nga vetë institucioni e shtetit, pa sorollatur qytetarin.
Ndërsa në rastet kur dëshmia e do të kërkohet nga subjektet private, atëherë dokumenti do t'i jepet qytetarit në një kohë më të shkurtër, sesa është aktualisht afati 3-javor.
Intervista e plotë
Mbledhja e djeshme e KLD ishte e rëndësishme ku pati edhe debate. Cfarë u diskutua konkretisht lidhur me atë që është pritshmëria më e madhe për publikun, Vettingu?
Dje u zhvillua mbeldhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri drejtësisë ësstë anëtar i këtij këshilli, një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte pikërisht për procesin e Vettingut .
Aktualisht ju jeni në dijeni që reforma në drejtësi është miratuar, është një reform e cila është nga reformat më të sukseshsme të qeverisë së mëparshme, është një reformë e plotë dhe cilësore. Por që të jetë e tillë duhet të kurorëzohet me sukses të nis zbatimi i kësaj reforme dhe hapi i parë i saj është procesi i vetingut .
Aktualisht janë ngritur komisionet, organet përkatëse të vetingut të cilët do të kryejnë procesin e skanimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, dje një nga cështjet kryesore kishte të bënte me procesin e vlerësimit profesional paraprak që duhet të kryejë Inspektoriati i Lartë i drejtësisë në bashkëpunim me organet e Vetingut dhe një nga pikat që u diskutuan janë masat që duhet të merren në këtë process për ta cuar më tej dhe për të mos bërë më vonesa që pas procesit të vetingut të nisin dhe të ndërtohen institucione të reja pasi është e rëndësishme të nis procesi i vetingut të mbarojë e të ndërtohet, institiucione si Këshlli i Lartë Gjyqsor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ka një perceptim të publikut se gjyqtarët dhe prokurorët kanë patur një tendencë për ta zvarritur procesin kjo vetëm tendencë por edhe me hapa për shkak edhe të padive që kanë cuar në Gjykatën Kushtetuese ,pjesë e KLD janë mjaft gjyqtarë që do të jenë pjesë e Vetingut. E keni patur perceptimin që dhe vetë KLD ka patur tendencë për të zvarritur procesin?
Si të gjithë aktorët në reformën në drejtësi kanë përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin për të çuar më tej këtë reformë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësiëë dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtëisisë kanë patur detyra të përcaktuara në kuadër të procesit të Vettingut.
Do të ishte e mirë që këto institucione ti kishin kryer më parë të gjitha veprimet dhe të kishin marrë masat konkrete në mënyrë që procesi të kishte filluar dhe tashmë së bashku me organet e vettingut të zhvilloheshin hapat e parë.
Dje Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri një hap pozitiv duke marrë masat për procesin paraprak për vlerësimin profesional të gjyqtarëve duke vendosur urat e bashkëpunimit së bashku me organet e Vettingut por janë masa që duhet të ishin marrë më parë
Cilat janë këto masa dhe kur duhet që KLD t’i kishte marrë këto masa në funskion të Vettingut?
Ligji për Vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve ka hyrë në fuqi në janar të 2017 edhe Komisonet e Vetingut janë ngritur rreth muajit qershor të 2017. Dhe ndoshta do të duhej edhe nga organet përkatëse, të ishin marrë masa gjatë kësaj periudhe me qëllim që të vihej puna përpara.
Në fakt të gjitha institiucionet shtetërore kanë institucione përkatëse dhe zyra përkatëse për zbatimin e reformës në drejtësi Qeveria shqiptare e ka prioritet zbarimin e reformës ministri i drejtësië po ashtu por do të ishte mirë që ashtu sic qeveria shqiptare ka marrë nisma për mbështjen infrastrukturore dhe fininaciare për zhvillimin e procesit të vettingut
Në raport më mbledhjen e djeshme pati qëndrime të ndryshme ne jemi mësuar që ministri i Drejtësisë të jetë në oponecë me anëtar%t e KLD e vutë re edhe ju re në takimin tuj atë parë?
Edhe nga presidenti i Republikës edhe nga anëtarët e tjere kishte një vullnet të shprehur sa i përket ecjes përpara për ecjen më tej të procesit të vetingut por ashtu sic thatë gjykata kushtetuese është investuar disa herë duke kundërshtuar ligjet që lidhen me vetingun dhe 2 ligje të tjera të gjyqsorit, cka sjellë vonesa dhe problematika që kemi ne sot në ngritjen e institucioneve të vetingut.
Unë si ministër e drejtësië qendrimin tim në mbledhjen e KLD e shpreh qartë që si KLD dhe Inspektoriati duhet të kishin marrë masa kohë më parë me qëllim që ti shërbente procesit dhe të ishin vendosur ura bashkëpunimi dhe me organet e reja që kanë disa muaj që funksionojnë,është e vërtetë që institucionet e reja po ngrihen edhe me ndihmën e qevrisë shipatre nga ana e infrasttrukturës është fakt të them që qeveria shqiptare në mbledhjen e parë shprehu vullnetin për të vënë në dispozicion komisionit të pavaruar ambjentet do të vijoj edhe me masa të tjera ku do të miratohet struktura me vendim kuvendi por edhe buxheti për burimet njerëzore.
Kur do të nis kemi një datë kur do nis puna për verifikimin e gjyqtarit të parë?
Është e vështirë të thuash një datë.Por jam e sigurt që të gjithë aktorët sot duhet të shprehin angazhimin konkret për të respektuar të gjitha detyrimet në bazë të ligjit. Jemi në fazën e ngritjes së strukturës dhe burimeve njerëzore të këtyre institucioneve dhe sa të ngrihen këto struktuara, organet e Vetingut do të nisin punën.
Cili do të jetë roli i ministrisë me miratimin e organeve të Vetingut, apo ju nuk do të keni më as një rol?
Jo, qeveria shqiptare bashkë me ministrinë kanë një rol mbikqyrës të afateve sesi po shkojnë afatate, për ne është thelbësore që procesi i reformës në drejtësi të vijojë brenda afateve ligjore, roli ynë është në mbështetje të organeve të reja, qoftë ajo finaciare por edhe kur duhet të nxirren një sërë aktesh normative për mirëfunskionin e të gjithë institucioneve jo vetëm për ato të vetingut por edhe për institucionet e reja që do të ngrihen si këshlli i lartë gjyqsore ai i prokurorisë ashtu sic do të nisin edhe për SPAK, prokuroria,gjykatat e posacme
Nëse do të vihen re sërish vonesa cfarë do të bëjë ministria e drejtësisë në këtë rast?
Ministria Drejtesisë është anëtar i KLD. Dje KLD hodhi një hap pozitiv për ta vijuar këtë process brenda afateve , ky ishte një hap positive dhe shpresojmë që gjërat do të shkojnë mirë.
Besoj se ju e keni diskutuar dje në KLD ka të bëjë me dhunë në familje, edhe në kohën kur ju ishit pjesë e Komitetit Shqiptar të Helsinkut, por edhe tani si ministre është një fenomen që nuk po gjenë zgjidhje në vend, jo vetëm që nuk po gjen zgjidhje,por po merr viktima deri tek një gjyqtare si rasti i pak kohëve më parë. Çfarë duhet bërë për ta minimizuar këtë fenomen, sidomos dhunën ndaj grave?
Faktikisht edhe në këtë pikë të rendit të ditës KLD mori një vendim shumë të rëndësishëm sa i përket dhunës në familje, në fund u vendos që të bëhëj një inspektim në të gjitha gjykatat për raste për vendimet për dhunë në familje. E shikojmë që është një cështje shumë sensitive, një cështje, e cila nuk po ka ulje, kjo na bënë të gjithë nëve që të jëmi më të ndjeshëm dhe duke na vënë në pozita për të gjetur mekanizma e duhur për të luftuar dhunën në familje, por për të parë dhe kuadrin ligjit të dhunës në familje. Ka ardhur koha të rishikohet kuadri ligjor dhe legjislacionet e mbrojtjes së dhunës në familje, por ajo që është shumë e rëndësishme , edhe në rastin i vrasjes së gjyqtares, janë vendimet e gjyqtarëve ndaj këtyre rasteve .
Ministria në dhjetor të 2016 ka dërguar një raport pranë Inspektoriatit të Lartë të drejtësisë lidhhur me një rast të vrasjes së një gruaja e bashkëshorti i saj, për të cilën kishte një vendim gjykate, ku ministri i drejtësisë kishte kryer hetimin administrative dhe kërkonte nga inspektoriati të fillonte procedimin për gjyqtarit që kishte dhënë këtë vendim. Për këtë arsye mendoj që të gjithë të jemi të kujdeshëm dhe njëkohësisht të krijojmë të gjithë mundësitë për të luftuar dhunën në familje.
Kjo cështje besoj se do jetë pjesë e punës suaj në këtë mandate apo jo?
Unë e kam shprehur edhe në angazhimet tona që do kemi si ministre e Drejtësisë, që dhuna në familje do jetë prioritet i punës sime.
Në një gjykim të parë mendoni se në ashpërsimin e ligjeve mund të zgjidhet kjo çështje apo ka shumë komponentë?
Jo detyrimisht aktualisht kemi një ndryshim në kodin penal ku vepra penale për dhunën në familje ka një ashpërsim ,por ajo çka shikohet më së shumti është vendimarrja nga gjykatat ka nevojë që edhe ajo të monitorohet, por ka një sërë komponentë të tjerë që ndikojnë në uljen e dhunës në familje duke nisur nga mekanizmat mbrojtës.
-Doja t’iu pyesja për një temë që ka të bëjë me certifikatat, ka një lehtësim të procedurave. Siç ka thënë edhe kryeministri që do të ketë lehtësim, por ai ka folur edhe për dëshminë e penalitetit. Duke qenë se Ministria e Drejtësisë është vendi ku drejtohen qytetarët, çfarë risie kemi në këtë drejtim?
Më lejoni të them diçka për certifikatat personale dhe familjare, ju keni dëgjuar që prioritet është lehtësimi nga burokracitë, ofrimi I shërbimit me sa më pak kosto, edhe në mënyrë profesionale. Akti i parë që ka të bëjë me certifikatë është dëshmia e shprehur e vullnetit të qeverisë. Sot me hyrjen në fuqi të VKM institucionet nuk do të kërkojnë më certifikata por do ti marrin përmes portalit E Albania. Ne do të vijojmë edhe me dëshmitë e penalitetit, të cilat kanë një specifikë ndryshe nga certifikatat personale .
Kemi ngritur një grup pune me qëllim thjeshtësimin e procedurave. Kjo do të sjellë që të eliminohet sa më shumë kërkesa e dëshmisë së penalitetit por edhe vetë institucionet mund ta marrin pranë zyrës së Ministrisë së Drejtësisë.
Po e shohim edhe nga një këndvështrim tjetër që të mundet të përshpejtojë procedurën e marrjes së dëshmisë të penalitetit nga qytetarët.
-Pra nesë ambasadat kërkojnë një dëshmi penaliteti të një qytetari, ky i fundit do ta kishte të detyrueshme ta merrte vetë, si veprohet në këtë rast?
Duke mbajtur parasysh të dhënat që përmban dëshmia e penalitetit. Po shohim kuadrin ligjor sesi mund të përshpejtojmë në procedurë dhe në afata në mënyrë që çdo individi të mos presi tre javë, por ta marrë në kohë sa më të shpejtë. Kur kërkesat në mënyrë individuale të qytetarit duhet ta marrë vetë te zyra e Gjendjes gjyqësore, nëse e kërkon një institucion vetë ky i fundit e merr tek zyra e gjendjes gjyqësore pa ja kërkuar individit.
-Doja tju pyesja për detyrën tuaj të re keni vetëm pak ditë që keni hyrë në këtë zyrë, keni ardhur nga bota shumë e bukur e mbrojtjes të drejtave të njeriut. Si ju duket kjo sfidë?
Komponenti i të drejtave të njeriut lidhet me Ministrinë e Drejtësisë por edhe me shumë ministri. Është pozitive dhe është vlerë e shtuar për pozicionin tim, dhe duke patur parasysh prioritetet që ka qeveria shqiptare lidhur me shërbimet duke patur fokus kryesor qytetarin është diçka shumë pozitive, është një vlerë e shtuar me atë cka unë kam kontribuar më parë, është një sfidë e madhe. Vetë Ministria e Drejtësisë ka një sërë prioritetesh, që në vetvete janë sfiduese si në pjesën e kodifikimit të kuadrit ligjor edhe për shërbimet ligjore, në mënyrë që qytetari të marrë shërbime cilësore. Ajo që unë kam në fokus ka të bëjë me marrëdhëniet me publikun, kur flas për këtë të fundit lidhet me qytetarin, me të drejtat, me akset që ata kanë tek institucione që janë në varësi të Ministrisë të Drejtësisë si hipoteka, agjencia trajtimit të pronave apo përmbarimi, nga këtu vijnë edhe ankesat më të shumta.
-Meqenëse përmendet hipotekat, është gati reforma që ka përmendur Rama në fushatë?
Kjo është në analizë e sipër, janë ngritur grupe pune, ende nuk ka rezultate të kësaj reforme.
-Si ndiheni me kolegët me qeverinë ‘Rama 2’?
Absolutisht mirë, kam qenë e mirëpritur, kjo më motivon që të bëj këtë sfidë që kam marrë. Kam patur një bashkëpunim shumë të mirë me kryeministrin dhe kabinetin, por kam marrë urime edhe nga deputetët e tjetër socialistë.
Si erdhi propozimi kryeministrit për tu bërë ministre?
Gjatë këtyre 4 muajve të fundit kanë qënë zvministre e Drejtësisë. Propozimin e kam marrë sikurse e kanë marrë shumica e qytetarëve që janë informuar nga televizoni. Edhe për mua ishte surprisë edhe pse deri në atë kohë mbaja detyrën e zvministres.
Redaksia Online
l.q/e.m/nj.mShqiptarja.com