Vetting në drejtësi edhe në Kosovë! Albin Kurti: Komisioni i Venecias na dha 'dritën jeshile'

Vetting në drejtësi edhe në Kosovë! Albin Kurti: Komisioni i Venecias na dha 'dritën jeshile'

Albin Kurti, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova do të nisë me zbatimi ne këtyre dy proceseve. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media më 18 qershor, ku bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, folën për opinionet e Venecias.

“... vettingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të paligjshmë. Sot fillojmë me jetësimin e punës një vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, në realizimin e këtyre proceseve jetikike për Kosovën, me përkrahjen e Komisionit të Venecias”, tha Kurti.

Sipas tij, gjithçka që kërkohet nga Qeveria e Kosovës do t’i dërgohet Kuvendit në afat rekord. Qeveria e Kosovës, më 13 tetor, kishte miratuar koncept-dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit. Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Ndërsa për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, Komisioni i Venecias sipas Kurtit, ka kërkuar edhe zgjerim të kompetencave. Ekzekutivi kishte thënë se subjekti i Byrosë do të ishin të gjithë zyrtarët publikë, ndaj të cilë ekzistojnë dyshime se pasuria e tyre është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Vetting duke filluar nga krerët i institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky komision ka votuar të dy opinionet, atë për vetting-un dhe tjetrin për byronë, dhe se tash i hapet rrugë reformës në drejtësi.

“Që të dyja këto nisma të rëndësishme janë mbështetur nga anëtarët e Komisionit të Venecias në seancën e djeshme [17 qershor] dhe tashmë kemi marr dritën e gjelbër për të filluar me procesin e vetting-ut, por po ashtu edhe për të formalizuar punën e Byrosë Shtetërore për Konfiskim e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha Haxhiu.

Sipas ministres Haxhiu, në konstatimet e Komisionit të Venecias rekomandohet ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar për një gjyqësor me integritet profesional dhe efikas.

“Komisioni rekomandon fillimisht verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe në prokurori, përmes një mekanizimi të jashtëm, pra nivele të larta duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive”.

Duke cituar opinionin e këtij komisioni, ministrja e Drejtësisë tha se “Komisioni konstaton së në kontekstin e Kosovës një vetting efektiv do të kërkonte kombinimin e masave të ndryshme që do të kenë efekt pozitiv në integritetin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë”.

Ndërsa sa i përket projektligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Haxhiu thotë se sipas komisionit “konfiskimi civil mund të jetë i dobishëm”.

“Pra Komisioni i Venecias njeh mekanizmin për konfiskimin me bazë civile dhe jep se si një mekanizëm i tillë do të duhej fuqizuar dhe i cili do të ishte kompetent për verifikimin fillestar dhe më pas konfiskimin përfundimtar do ta bëjë gjykata”.

“Vetting do të ketë dhe atë të plotë, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë”.

E pyetur se si do të zgjidhet drejtori i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë, ajo tha se Venecia ka rekomanduar që të rishikohen emrat e komisionit përzgjedhës, mirëpo për ta fuqizuar institucionin është rekomanduar që në komisioni që dërgon emrat të ketë përfaqësues të institucioneve të pavarura. Projektligji për Byronë kërkon votimin e shumicës së shtjeshtë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për vetting me ndryshime Kushtetuese, ku kërkohen dy të tretat e votave, Haxhiu tha se duhet konsensus dhe se shpreson në bashkëpunimin e partive opozitare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët kishin thënë se Kosovës i duhet vetting sistematik në drejtësi. Ndërkaq Komisioni Evropian kishte kritikuar planin e Qeverisë së Kosovës për të bërë vetting “të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve”, duke thënë se ky do të ishte “burim serioz i shqetësimit”./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja