Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar të dhënat e para nga reforma e nisur në burgje. Nga të dhënat e siguruara nga Report Tv ka rezultuar se mbi 130 punonjës të burgjeve janë me rekorde penale.

Mbi 70 prej këtyre punonjësve rezultojnë me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës, 65 punonjës janë proceduar për vepra të ndryshme penale dhe për 49 punonjës janë propozuar masa administrative.

Nga ana e saj, ministrja Gjonaj ka paralajmëruar se verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve në burgje është hapi i parë për pastrimin e plotë të tyre nga elementët e inkriminuar.

“Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht”, ka thënë Gjonaj.

reforma ne sistemin e burgjeve

d.c./shqiptarja.com