Vettingu, Ferhati:Shkurtimet nga 
administrata jo nga qeveria

Vettingu, Ferhati:Shkurtimet nga <br />administrata jo nga qeveria
Klotilda Ferhati deputete e Partisë Socialiste e ftuar në Report TV ka folur për Vettingun dhe ngritjen e intsitucioneve të reja, si dhe për shkurtimet në administratë dhe procesin e pagave  që do të marrin anëtarët e procesit  të  Vettingut.

Depuetetja Klotilda Ferhati,është shprehur se janë bërë veprime të duhura në seleksionimin e disa nga pozicioneve dhe shkurtimi do i shërbejë procesit të Vettingut

“Sa i takon funksioneve administrative, janë eliminuar pjesa e tëpërt, si administratorë, përkthyes. Kemi një reduktim dhe optimizim të shërbimeve, të cilët ndihmojmë procesin”
 
Për të shmangur pretendimet e opozitës dhe qeveria, pse nuk u la të krijohen struktura të pavarura? 

"Unë kam 17 vjet juriste  , kam punuar në shumë institucione me natyrë të tillë. U është dhënë kompetencë e plotë për të kryer punën  në mënyrë të pavarur. Kjo reformë bëhët për shqiptarët dhe  dhe qytetarët.Ky proces duhet të jetë  transparent. Na duhet t'i lëjmë me një anë këtë gjëra,  jo është kapur drejtësia jo është kapu kjo, që të kthesh reformën në shërbim të qytetarëve duhet të synojmë se çfarë thotë ligji dhe Kushtetuta. Nuk kemi bërë as më shumë dhe as më pak sa parashikon ligji, pagat për organet e vetingut janë sipas ligjit.Për gjyqtarët, parashikohet të gjithë magjistratët që e kalojnë këtë proces, që paga baza do të jetë paga 3 milionë  e ca të vjetra, mbi baza të kësaj do llogaritet sipas pozicioneve dhe kushteve të punës".

Si do të bëhët rekrutimi dhe përzgjedhja e anëtarëve të Vetingut?

Më tej ka folur për angazhimin dhe seriozitetin që duhet të tregojnë anëtarët që ky proces të jëtë sa më i pavarur dhe i pa ndikuar prej politikës
"Të fillojnë rekrutimet sa më shpejtë na vetë administrata, në bazë të institucioneve, kjo punë kërkon patriotizëm, nëse që në fillim shkëputen nga politika ne do të jemi në një proces të drejtë dhe të plotë për ti dhënë një përoces të drejtë dhe gjithpërfshirës. Të jemi të përgjegjshëm në punën tonë ne si deputet dhe në bazë të ligjeve të veprojmë ne dhe anëtarët dhe të gjithë të zgjedhurit për procesin e Vetingut .Nuk ka asnjë justifikim për të mos bërë punë  e tyre sipas parashikimeve dhe rregullave që parashikon ligji", ka përfundur Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin