Vettingu i politikanëve, avokati në Report Tv: E kanë kthyer Kushtetutën si rregullore ndërmarrje! Basha, i pari i kërcënuar, ka dy çështje penale të pushuara me procedurë

Qesharake dhe për të tërhequr vëmendjen i ka cilësuar avokati kujtim Cakrani ndryshimet kushtetuese që Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për vettingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Në një intervistë për Report TV, avokati foli ashpër për politikanët që çdo dy vjet, sipas dëshirave të tyre, bëjnë ndryshime e në Kushtetutë. I indinjuar avokati tha se ndryshimet kushtetuese janë bërë të modës tashmë duke e kthyer Kushtetutën në leckë pa vlerë.

Për avokatin është e pakuptimtë që PD të kërkojë këto ndryshime kushtetuese pasi ajo duhet të kishte ndërhyrë në kohë kur u votuan ligjet dhe të mos i bojkotonte ato.

"Ndryshmet kushtetuese në Shqipëri janë bërë modë dhe nuk ka një legjislaturë që nuk është ndërhyrë që apo dy herë. E kemi bërë Kushtetutën e Shqipërisë si rregullore ndërmarrje dhe nuk ka ngelur asnjë nen siç është shkruan në 1998. Kushtetutat në botë janë ndërtuar shekuj më parë dhe kanë ndërhyrë 1 apo 2 herë, por ne e kemi bërë si një leckë pa vlerë dhe për çdo gjë do të ndërhyjnë në Kushtetutën e Shqipërisë. PD ka një gabim pasi kërkon të ndërhyjë në Kushtetutë për gjëra që mund të kishte ndërhyrë në kohën e caktuar dhe të mos bojkotonte kur po votoheshin. Ato ligje që bëhen duhet t'i rezistojnë kohës dhe jo të ndërhyjmë çdo dy vite pasi kjo nuk na bën serioz as si shtet dhe as si juristë por na bën qesharak", tha avokati Cakrani.

Sa për vettingun e politikanëve, avokati tha askush nuk i ka penguar organet ligjzbatuese që të hetojnë pasuritë e deputetëve dhe nëse kjo ndodh Basha është i pari që preket pasi ka pushuar dy çështje penale me procedurë. (Duke iu referuar çështjes së vjedhjes së Rrugës së Kombit dhe lobimi rus)

"Nuk e shikoj vettingun në politikë si një emergjencë, por e shikoj një gjë të pakuptimtë sepse SPAK dhe organet ligjzbatuese nuk i ka ndaluar askush për t'i hetuar për pasurinë. Nuk e besoj këtë çështje pasi ata e deklarojnë pasurinë e tyre në mënyrë periodike dhe kjo nuk i ndalon ata që kontrollojnë pasuritë dhe t'i çojnë  në prokurori nëse shikojnë se kanë dyshime. Kjo është një tërheqje vëmendje dhe nga pikëpamja juridike më duket shumë qesharake.  Nëse vettingu i politikanëve ndodh, është i pari Basha se ka dy procedime penale të pushuara jo se vepra penale nuk ka ekzistuar, por i ka pushuar me procedurë", përfundoi avokati.

4 ditë më parë Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. Basha ka deklaruar se tre amendamentet janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Ndryshimet fokusohen në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe  rikthimi i komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja