Berishën e 'braktisin' në Berat, asnjë prej deputetëve apo drejtuesve të PD në 'foltore'! E shqetëson vettingu i politikanëve, akuza Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës që të bësh këtë propozim

TIRANË- Në një linjë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, Sali Berisha ka kundërshtuar nga Berati amendamentet e propozuara nga Lulzim Basha për Vetingun e politikanëve. Nga Berati ku kishte ndalesën e tij me 'Foltoren', Berisha akuzoi Bashën se po dorëzon Kuvendin në SPAK-un, sipas të tij, të Edi Ramës. Sërish gishtin e ka drejtuar nga Lulzim Basha që e quan "super skllav" të Edi Ramës, që ka bërë ato propozime.

Sipas Berishës Vetingun e deputetëve nuk duhet ta bëjë SPAK, por një komision etike pranë Kuvendit.

"Amendamenti që Rama dërgon nëpërmjet tij në parlament, vettingu i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur, por jo mbi rregulla policeske që mund ta përdor dikush për të marrë peng deputetë. Ne bëmë një ligj komisioni i Venecias e përmbysi, Vettingu i politikave bëhet në mënyrë transparente,shtoji në formularin e deputete problemet, krijo komisionin e etikës pranë parlamentit. S'ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozojë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputete duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë", tha Berisha.

Që demokratët janë të përçarë tashmë mes Bashës dhe Berishës, këtë e ka pranuar edhe vetë ish-kryeministri, prandaj ai ka pasur një mesazh për drejtuar demokratëve që janë rreshtuar si "mbështetës të Bashës". Berisha ka shkuar edhe më tej duke përmendur një nga pikat që vetë ka evidentuar si cilësi pozitive të Lulzim Basha, shkollimi i tij në Holandë. Sipas Berishës, Basha me sjelljen e tij pas 25 prillit, është sjellë sikur është shkolluar pranë diktatorit Kim Jong Un.

"U them këtu, që të gjithë janë mbështetës të Lulzim Bashës, por një njeri që të çon nga humbja në humbje që në karrierën e tij regjistron 4 humbje me radhë, ai duhet të hapë rrugën, nuk premton më asgjë përveç se disfata. U drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu në vështirësi dhe në kriza njohet, është e njohur kjo, mendoni pak se çfarë bëri pasi humbi pas 25 prillit, jo sikur ishte shkolluar në Holandë, por si Kim Jong Un, vjen vendimi tjetër përjashton kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën dhe kulmon me qëndrime ndaj zotit Luan Baçi, kreun e PD në Fier", tha Berisha.

'Foltorja' ka shëtitur në pjesën më të madhe të qarqeve të Shqipërisë, dhe prej kohësh është trumbetuar me të madhe se Berisha i ka firmat për të thirrur Kuvendin kombëtar të PD-së. Edhe sot është bërë e njëjta deklaratë duke thënë se është mbledhur mbi 50% e firmave. Nisur nga kjo, ai njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet data se kur do të mblidhet Kuvendit.

"Javën e ardhshme do të shpallet “data e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt. Kuorumi mbi 50% për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së është kaluar me kohë, ne do të mbledhim Kuvendin, do të bëjmë ndryshme thelbësore në statut, do të hapemi drejt fraksioneve,do të bëjmë që të vijë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti, do bëjmë gjithçka që fëmijët tanë ta shohin se ne po punojmë për lirinë e tyre", tha Berisha.

Ish-kryeministri në  'Foltoren' e Beratit u prit nga një grup demokratësh, por asnjë prej drejtuesve apo deputetëve demokratë në Berat nuk ishin krah tij.  Asnjë prej drejtuesve të degës së PD-së Berat dhe asnjë prej dy deputetëve të qarkut Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj nuk kanë marrë pjesë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë