Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish-gjyqtarit të cështjes “Gërdeci”, Shkëlzen Selimi.
Ai kishte paraqitur një ankim lidhur me vendimin e marrë në tetor të vitit 2018. Trupi gjykues i KPA, i cili kryesohej nga Sokol Çomo, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit, Shkëlzen Selimi. KPA vendosi unanimisht të lërë në fuqi vendimin e KPK-së lidhur me shkarkimin e tij nga posti i gjyqtarit.
Vendimi i bërë publik nga KPA

Komente

